Lunacek: Pesëshja e BE-së duhet ta njohë Kosovën

UlrikeLunacekZëvendës Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka thënë se pesë anëtarët e BE-së Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia, duhet që më në fund ta njohin Kosovën.

Lunacek në një intervistë për Tagesschau thotë se këto vende nuk po e njohin pavarësinë e Kosovës, shkaku i pakicave të tyre, por sipas saj, asnjë nga qeveritë e këtyre vendeve, nuk ua ka bërë pakicave të tyre, atë çfarë ka bërë Millosheviqi në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Politikania e gjelbër, është shprehur e kënaqur që gjysmë viti pas zgjedhjeve nacionale, në Kosovë janë formuar institucionet.

Ajo ka kërkuar që qeveria sa më parë të fillojë punën për t’i gjetur zgjidhje problemeve me të cilat po përballet vendi.

Lunacek ka përmendur situatën ekonomike në Kosovë, e cila sipas saj po përkeqësohet, e si dëshmi për këtë janë edhe ikjet dhe kërkesat për azil në vendet e BE-së të qytetarëve të Kosovës. “Kjo është një shenjë se njerëzit pak shpesë se diçka po ndryshon”.

E pyetur rreth akuzave për korrupsion brenda EULEX-it, Lunacek ka thënë se kjo e ka dëmtuar në masë të madhe Bashkimin Evropian. “Akuzave duhet t’u jepet përgjigje shumë shpejtë dhe fajtorët të dënohen”.

Më Shumë

Dragashi nis përgatitjet për organizimin e Testit të Arritshmërisë dhe Maturës 2026

Komuna e Dragashit ka mbajtur një takim informues dhe koordinues me administruesit e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore 2026 në shkollat...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Lajmet e Fundit