26.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025

Lutfi Haziri: Blloku e ka hapur temën e Kryeministrit

LutfiHaziri5-30Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, në emisionin ka theksuar LDK-ja është duke e shikuar opsionin për të ridefinuar rolin e saj brenda marrëveshjes, të arritur në mes partnerëve të Bllokut VLAN.
Ai ka thënë se angazhimi i partisë së tij dhe partnerëve të Bllokut VLAN, këto nëntë ditë, ka qenë shumë dinamik, duke shtuar se “ne po punojmë që ta zgjidhim sa më shpejt krizën, që vendit ti japin zgjidhje sa më parë”.

“Ne nuk kemi hequr dorë nga posti i kryeparlamentarit. Mirëpo, zyrtarët e partisë kanë thënë edhe më herët, se LDK-ja si parti shtetformuese e pranon vendimin e Gjykatë Kushtetuese, në çfarëdo forme që vjen – ndonëse me këtë vendim, shumicës parlamentare i është mohuar e drejta që ta zgjedh kryeparlamentarin”, ka deklaruar Haziri.

Ai më tutje ka theksuar “se insistimi jonë, qysh prej 17 korrikut deri më tash, ka qenë i pandërprerë për të gjetur zgjidhje të krizës politike. I kemi harxhuar të gjitha mjetet dhe format demokratike për ta vendosur të drejtën e shumicës parlamentare për të zgjidhur kryetarin e Kuvendit”.

“LDK, si subjekt politik, brenda partnerëve të vet, po punon shumë që ta ridefinojë rolin e saj brenda VLAN-it. Nuk ka shumë hapësirë, është duke u biseduar rreth vendit (postit) të kryeministrit. Brenda koalicionit pas zgjedhor (Bllokut VLAN) është hapur si temë edhe posti i shefit të Qeverisë. Me thënë të drejtën, 15 vite pas luftës, LDK-ja, duke sakrifikuar për hir të shtetndërtimit, ka bërë kompromise të dhimbshme. Ka ardhur koha që të tjerët të bëjnë kompromise, kështu që për herë të parë partia jonë të ketë një rol ma të sforcuar, në ekzekutiv”, ka thënë Haziri.

Ai mendon se nëse LDK-ja nuk ka post të rëndësishëm në institucionet shtetërore, jo në kuptim të pozitës por më tepër të drejtës për perfaqeism, atëherë më mirë është të shkoj në opozitë.

“Nëse LDK nuk ka përgjegjësi çfarë i duhen vendit, atëherë ne jemi të gatshëm të shkojmë në opozitë. Nëse nuk merr përgjegjësi në njërën nga institucionet kryesore të shtetit, nuk ka arsye për sakrificë”, ka përfunduar Haziri. /Radio Dukagjin

Më Shumë

Gjendet shëndosh e mirë 85 vjeçari nga Gorozhupi i Hasit të Prizrenit

Është gjetur shëndosh e mirë, 85-vjeçari Nebi Tejeci. Lajmi u bë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, transmeton Klankosova.tv. “Operacioni është realizuar me bashkëpunim...

Vedat Muriqi viziton ish-klubin e tij të fëmijërisë

Vedat Muriqi e ka vizituar klubin e tij të parë, FC Liria. Kjo u bë e ditur përmes njëpostimi në Facebook nga ekipi prizrenas. Sulmuesi i...

Lajmet e Fundit