8.8 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Magali Bufi përfaqësuese e kulturës shqiptare në Argjentinë

12 tetori në Argjentinë njihet dhe festohet si Dita e Mirënjohjes së Diversitetit Kulturor.

Kjo ditë është një nga kremtimet që zhvillohen përgjatë muajve shtator-tetor në qytezën Berisso në nderim të emigrantëve që kanë punuar dhe ndërtuar këtë vend.

Pjesë e këtij eventi virtual të këtij viti, që mbledh bashkë njerëz nga kultura të ndryshme që jetojnë në këtë qytet është edhe shqiptarja Magali Sproviero Bufi, e cila do të përfaqësoj në aktivitet komunitetin dhe kulturën shqiptare.

Në një video që ka mbledhur bashkë vajza nga vende të ndryshme të botës që jetojnë në Argjentinë, shqiptarja Bufi ka bërë prezantimin e saj virtual.

“Jam Magali Sproviero Bufi dhe përfaqësoj emigrantët shqiptarë. Shpresoj shumë që vitin tjetër të takohemi në një event të madh”, shprehet shqiptarja në këtë përfaqësim virtual për shkak të kushteve të krijuara nga Covid-19”, tha ajo në videon prezantuese.

Magali Bufi është përfaqësuesja e të rinjve të komunitetit shqiptar në Berisso, ndërsa Josefina Rapi është zgjedhur përfaqësues për fëmijët për vitin 2019-2020. Vajzat u prezantuan gjatë një ceremonie formale ku të pranishëm ishin Shefi i Komunës Berisso, Jorge Nedela; koordinatori i Komuniteteve dhe Politikave Migratore, Juan Ignacio Fourment Kalvelis; presidentja e Shoqatës së Subjekteve të Huaja të Berisso (A.E.E.), Marianela Bettencourt; Imzot Aleksandër, Kryepeshkop i Metropolit Ortodoks Shqiptar në Diasporë; Mbretëresha aktuale Provinciale e Emigrantit, Julinda Ibraj etj./disporashqiptare/

Më Shumë

U hapën LOD Milano–Cortina 2026, Kryeziu dhe Kokaj bartën flamurin e Kosovës 

Me një ceremoni spektakolare janë hapur zyrtarisht Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, të cilat do të zhvillohen nga dje e deri më...

Federata e Peshkatarëve konfiskon varkë dhe rrjeta në Krushë të Madhe

Federata e Peshkatarëve ka realizuar dje një aksion kontrolli në Krushë të Madhe, i cili ka zgjatur nga ora 13:00 deri në mesnatë. Gjatë këtij...

Lajmet e Fundit