27.8 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

Magjia Radiohead

Radiohead ka shpërndarë këngën “I Promise”, e papublikuar ndonjëherë, e që është e para nga albumi i tyre i ardhshëm “OKNOTOK” – me të cilin do të shënohet 20 vjetori i “OK Computer”.

Ky album, i cili është i ripërpunuar, do të dalë në treg më 23 qershor.

Kënga është shkruar nga Radiohead 21 vjet më parë, teksa bendi po incizonte “OK Computer”, por që asokohe nuk ishte përfshirë në këtë album monumental të vitit 1997.

“I Promise” është një këngë e madhe, një meditim akustik për vetminë dhe tjetërsimin, paranojën dhe dhimbjen.

“Nuk do të ik më, premtoj. Edhe kur të mërzitem, premtoj. Edhe kur të më mbyllësh, premtoj. I them lutjet e mia çdo natë, premtoj ”, këndon Thom Yorke.

Në video-spotin e kësaj kënge të rrallë, që ka për regjisor Michal Marczak, vrojtohen fytyrat e disa njerëzve në një udhëtim melankolik me autobus në orët e vona të mbrëmjes. Në fund, del se asgjë nuk është ashtu siç duket.

Dy këngë të tjera të regjistruara, “Man of War” dhe “Lift”, janë gjithashtu në pritje për t’u publikuar. Sikurse kënga “I Promise”, edhe këto dy këngë, nuk ishin përfshirë në albumin e vitit 1997.

Moderatori i BBC Radio 6, Steve Lamacq, të premten mbrëma, dha premierën e “I Promise”, duke thënë se kishte dëgjuar që anëtarët e Radiohead ishin veçanërisht të lumtur që kanë gjetur vargjet e saj, në një dhomë magazinimi, sepse kishin menduar se e kishin humbur atë përgjatë viteve. / Politiko.net

Më Shumë

Në prag të Kurban Bajramit shpërndahen rreth 800 dhurata në Prizren

Qyteti i Prizrenit, në prag të festës së Kurban Bajramit po shënon aktivitete të shumta. Sipas një njoftimi nga ana e Bashkësisë Islame të Kosovës...

Gratë e Kuvendit të Prizrenit reagojnë ndaj dhunës në Universitetin “Ukshin Hoti”, kërkojnë veprime institucionale

Grupi i Grave në Kuvendin e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me rastet e dhunës ndaj grave në Universitetin “Ukshin Hoti”. Përmes një...

Lajmet e Fundit