21 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

Majlinda Kelmendi: Kjo fitore është për popullin tim

Pas kthimit në Kosovë, si fituese e medaljes së artë, Majlinda Kelmendi në një konferencë për shtyp tregoi për rrugën drejt Rio-s dhe fitoren që korri atje.

Punën dhe këtë rrugëtim Majlinda e cilësoi si të vështirë dhe me pengesa.

“Kemi punuar shumë bashkërisht për të arritur këtë sukses që ndoshta shumë shtete ende e kanë ëndërr. Realisht rruga ka qenë shumë e vështirë, dhe ka pasur shumë pengesa që shpresoj brezat e ardhshëm të mos përballen me to”

Ndërsa sa i përket vështërsive më të mëdha, ajo tregoi për lëndimet që kishte pësuar në vitin 2015.

“Për mua periudha më e vështirë ka qenë në vitin 2015, kur edhe pësova lëndimin në gju e pastaj në shpinë, që më ka shtyrë të mendoj që nuk do të kthehem në top formë.”

“Kjo periudhë ka qenë e vështirë për mua si fizikisht ashtu edhe mentalisht”

“Mirëpo, jam kthyer më e mirë se që kam qenë. Jam kthyer fituese e medaljes së artë”

E për finalen në Rio Maljinda ishte e sigurt në fitore.

“Ne Rio, gjithsej kam pasur katër lufta, e më të vështirën do ta cilësoja kundër japonezes, Misato Nakamura. E kam cekë edhe më herët që ajo ka qenë idol për mua, e lufta me të dhe fitorja ka qenë një emocion i papërshkrueshëm”

“Sa i përket luftës finale kam pritë që do të fitoj. Në lojëra finale zakonisht jam shumë më e motivuar dhe e fokusuar dhe e di që nuk mund të më mposht askush”

Për fund Majlinda këtë fitore ia dedikoi popullit të Kosovës.

“Gjithë kjo është bërë për shtetin e Kosovës, për shtetin tim, për popullin tim e më së shumti për brezat e ardhshëm që do të vijnë”

Më Shumë

Totaj memorandum bashkëpunimi me Swisscontact dhe Makerspace Innovation Center Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Swisscontact – Matching Skills to Jobs dhe Makerspace Innovation Center Prizren, për ta nisur...

Ndërprerje e rrymës në Prizren për shkak të punimeve në sistem

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se sot, nga ora 10:00 deri në 14:00, do të ketë ndërprerje të energjisë...

Lajmet e Fundit