8.4 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Maks Velo tregon Spaçin e vërtetë: Me burgun kanë mashtruar

Kjo përmbledhje me tregime nën logon e UET Press dhe “Mapo Editions” , sjell personazhe dhe ngjarje nga kujtimet personale të autorit gjatë viteve të dënimit në burgun e Spaçit. Me një burim të pasur dokumentar, Maks Velo arrin të kthejë në fiction, personazhe nga jeta reale, duke përdorur shpesh nota humori për të përshkruar tragjikomedinë e jetëve nën regjimin diktatorial.

“I kam shkruar këto gjëra që të kuptoni se Spaçi nuk ishte ashtu si jua thonë juve. Spaçi ishte një çmendinë. Një gjë shumë e vështirë. Atje vërtet kishte njerëz që ishin kundërshtarë të regjimit , por edhe konturi i shumtë ishte anormal sepse vetë jeta e bënte të tillë” – tha Maks Velo gjatë promovimit të librit të tij të fundit “Përkthyesi” në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës. Kjo përmbledhje me tregime sjell personazhe dhe ngjarje nga kujtimet personale të autorit gjatë viteve të dënimit në burgun e Spaçit. Me një burim të pasur dokumentar, Maks Velo arrin të kthejë në fiction, personazhe nga jeta reale, duke përdorur shpesh nota humori për të përshkruar tragjikomedinë e jetëve nën regjimin diktatorial.

Ky libër bashkë me të tjerë të shkruar nga Velo bëjnë pjesë në atë që quhet sot letërsia e burgut apo letërsia e kujtesës. Për shkrimtarin Ylljet Aliçka , tregimet e Maksit janë të shkruara me vërtetësi. “Janë një dëshmi sesi përvoja, kujtesa, vetë jeta e tij si mund të kthehet në një letërsi të mirëfilltë artistike”- tha Aliçka duke e quajtur figurën e Velos poliedrike, ndërsa letërsia e tij nuk zbulon vetëm përvojat individuale, porse të gjithë realitetin e asaj kohe. Gazetari dhe përkthyesi Ben Andoni u shpreh se Maks Velo ka një qasje interesante në tregimet e tij dhe arrin të përcjellë edhe humor tek lexuesi. “Ai ka një burim të pashtershëm dokumentar dhe çdo njeri tjetër do ta katranoste, pasi është shumë e vështirë kur ke një material të tillë dokumentar ta kthesh në tregim. Ai di të ruajë kanonet për shkak të profesionit të tij” –tha Andoni, i cili shtoi se këto tregime të ndërthurura mes letërsisë së burgut dhe të kujtesës janë kontribut për kujtesën rreth së cilës flasim shumë, por që të gjithë i largohemi.

“Në burg kishte karaktere të ndryshme. Ishte një botë më vete që mundohem sa kam mundësi ta zbërthej. Sigurisht që letërsia e burgut ka shumë gjëra të mira, sikurse ka edhe pjesën më të madhe një letërsi individuale për të treguar jetën e tyre, por pa këtë letërsi nuk mund të kuptojmë diktaturën. Pa disa nga këto vepra të rëndësishme nuk mund të kuptohet diktatura. Arti ka një forcë direkte që është mbi dokumentet”- përfundoi Velo.

Ky libër me tregime i Maks Velos vjen pas romanit “Klubi Karavasta”, botuar vitin e kaluar nga UET Press dhe Mapo Editions.

19 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Më Shumë

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë ndaj gruas, lëndohen dy policë gjatë intervenimit

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj gruas. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, gjatë arrestimit i...

Mervete Krasniqi nga Malisheva do t’i dhurojë mëlçinë vajzës së saj 22-vjeçare

Mervete Krasniqi nga Malisheva do t’ia dhurojë mëlçinë vajzës së saj 22-vjeçare. Ajo kishte kërkuar ndihmë për të financuar operacionin, i cili kushton 60...

Lajmet e Fundit