Malda Susuri, këngëtare, artiste

Malda Susuri, e lindur në Prizren, më 1988, njihet si këngëtare e afirmuar, por edhe si artiste.

Gjyshi i saj me profesion është piktor dhe kjo ka ndikuar që edhe ajo, krahas këngës, t’i përkushtohet edhe artit.

“Shumë herë i kam kërkuar gjyshit një portret, i ekspozuar edhe në “Ekspoart”. Mirëpo, ai nuk ka dashur t’ma dhuroj, se ka menduar të hapë personalisht një ekspozitë dhe që t’ia
bashkëngjit punimeve.

Kjo ishte ajo që, kohë më parë, më shtyu të hapi një ekspozitë në 77-vjetorin e lindjes së gjyshit tim. Shumica e veprave të prezantuara ishin qytete shqiptare, portrete, skica. Dhe, për të realizuar ekspozitën, më është dashur një përkushtim shumë i madh.

Katalogun e kam bërë në bashkëpunim me disa njerëz, e që më kanë ndihmuar shumë. Dhe, nuk mund të quhet vetëm katalog i thjeshtë, sepse përmban një numër të madh të fotografive dhe pikturave. Më shumë do ta quaja katalog voluminoz, që i ngjan një libri”, ka shkruar para një kohe Malda Susuri.

Ajo, në të ardhmen e afërt, mendon të prezantohet edhe me një tjetër ekspozitë./Kosovarja/

Më Shumë

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Lajmet e Fundit