3.1 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Mali i Zi do t’i kërkojë BE-së heqjen e Demarkacionit si kusht për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se është kërkuar zyrtarisht nga institucionet e Malit të Zi, që t’i kërkojnë BE-së heqjen e Demarkacionit si kusht për liberalizimin e vizave me Kosovën
Veseli këtë e bëri të ditur në konferencën për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, e cila dështoi në mungesë të kuorumit. Kryesia do të takohet nesër sërish për të vendosur për seancën e radhës të Kuvendit, shkruan lajmi.net

“Demarkacioni është bërë një histori e gjatë dhe që është duke e dëmtuar Kosovën, dhe është vendosur si kusht i padrejtë për liberalizimin e vizave. Sidoqoftë Demarkacioni nuk është çështje problematike në marrëdhëniet tona me Malin e Zi”, ka thënë Veseli.

Ai shtoi se institucionet e Malit të Zi do të bëjnë kërkesë BE-së për të hequr kushtin e Demarkacionit për liberalizimin e vizave.

“Mali i Zi do t’i bëj kërkesë BE-së që Kosovës t’i hiqet Demarkacioni si kusht, pasi konsiderohet si i padrejtë për qytetarët”, ka thënë Veseli duke shtuar se kjo kërkesë është bërë nga zyra e tij.

Veseli ka folur edhe për arritjen e marrëveshjes në dialogun e Brukselit për kodin telefonik të Kosovës.

“Procesi i pavarësimit dhe sovraniteti po ecën fuqishëm, çdo mbeturinë e ish-pushtetit serb po largohet dhe Kosova nuk do ta ketë më kodin +381, por tash do ta ketë kodin e saj dhe kjo tregon rrugëtimin e pavarur nga Serbia. Serbia ka marr fund për Kosovën, që të ketë ndonjë influencë mbi Republikën tonë”, tha Veseli.

Më Shumë

Pa pritje të gjata këtë mëngjes në pikat kufitare – maksimumi deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë këtë mëngjes të së mërkurës nuk po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Sipas të dhënave të...

Pensionohet profesori i Biologjisë në gjimnazin “Gjon Buzuku”, Bedrija Shabani

Dje, në ambientet e gjimnazit “Gjon Buzuku”, u shënua dalja në pension e profesorit të Biologjisë, Bedrija Shabani, një emër i respektuar dhe i...

Lajmet e Fundit