8.4 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Malisheva fiton tri pikë të vlefshme ndaj Dukagjinit

Malisheva ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Dukagjinit ndeshje e vlefshme për javën e pestë në elitën e futbollit kosovar.

Mysafirët ia dolën që të kalojnë në epërsi në minutën e tetë të takimit falë një super goli të realizuar nga Vesel Limaj prej gjuajtjes së lirë për 1-0.

Reagimi i Malishevës erdhi në minutën e 21-të atëherë kur të besuarit e Ismet Munishit arritën që të barazojnë shifrat.

Për të barazuar rezultatin u përkujdes transferimi i ri i Malishevës këtë verë, Mërgim Pefqeli, i cili realizoi për 1-1.

Në pjesën e dytë Malisheva ia doli që ta rikthejë sërish epërsinë, duke gjetur golin kësaj radhe me Arbër Pirën në minutën e 50-të për 2-1.

Për të shuar plotësisht shpresat e Dukagjinit për ndonjë rezultat pozitiv u përkujdes Laurent Xhylani i cili në minutën e 80-të shënoi për 3-1 pas asistimit të Arbër Pirës.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Malishevën teksa tashmë numërojnë shtatë pikë të fituara dhe renditen në pozitën e tretë në tabelë, ndërsa Dukagjini mban vendin e pestë me gjashtë sosh.

Më Shumë

Ndalohen mbi 100 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vermicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme malli të padeklaruar në Pikëkalimin Kufitar Vermicë, gjatë kontrolleve të rregullta doganore. Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarët...

Dragash: Kanosi zyrtarin policor, dërgohet në mbajtje një person

Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje një person në Dragash. Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari gjersa ishte në stacion policor lidhur me një rast...

Lajmet e Fundit