11.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Malisheva gati përgatitjet për dezinsektimin kundër rriqrave

Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me endeminë e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK) në Komunën e Malishevës, sot e ka mbajtur takimin e radhës, ku është shqyrtuar situata me EHKK dhe përgatitjet për fillimin e dezinsektimit kundër rriqrave, si njëra nga masat parandaluese për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

Në këtë takim, ishin të pranishëm nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori për Shëndetësi, Liridon Hoti, drejtor për Mbrojtje dhe shpëtim, Hafir Rexha, koordinatori i shtabit, Halit Mazreku dhe përfaqësuesi i kompanisë që do të bëjë dezinsketimin në territorin e Malishevës.

Në takim u vlerësua se situata është në kontroll të plotë, por për mbajtjen e në kontroll të kësaj situata, duhet të merren edhe masat parandaluese, të cilat janë kompetencë e komunës. Për këtë qëllim, janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e fushatës së dezinsektimit, e cila pritet të fillojë së shpejti.

Edhe në këtë takim, shtabi komunal emergjent, ka shprehur pakënaqësinë lidhur me mos zhvillimin e procesit të repelimit të kafshëve që është kompetencë e Ministrisë së Bujqësisë, përkatësisht Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, që tani e tri vjet me radhë nuk janë duke e realizuar repelimin e kafshëve, e që konsiderohet si masa më efektive në luftimin dhe parandalimin e EHKK.

 

Më Shumë

Ligjërata vetëdijesuese të Policisë për nxënësit e shkollave të mesme në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka nisur një seri ligjëratash vetëdijesuese për nxënësit e shkollave të mesme, me fokus parandalimin e përdorimit të rrezikshëm...

Malisheva e nis mbarë stinorin pranveror

Skuadra e Malishevës e ka hapur me sukses pjesën pranverore të Superligës së Kosovës, duke regjistruar fitore minimale ndaj Prishtinës së Re në stadiumin...

Lajmet e Fundit