9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Malisheva kërkon heqjen e karantinës

Komuna e Malishevës, ka vendosur për shfuqizimin e urdhëresës për ndalesat shtesë, në kuadër të masave parandaluese dhe luftimin e përhapjes së Covid-19 dhe tani atje mbesin në fuqi vetëm vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky vendim është marrë, në takimin e sotëm të Shtabit Komunal për menaxhimin e situatës me koronavirus në Malishevë dhe Komitetit Emergjent ku është kërkuar që Ministria e Shëndetësisë ta largojë karantinën e vendosur për tërë territorin e kësaj komune, ndërsa lagjet apo shtëpitë e caktuara të mbahen në vëzhgim sipas situatës që mund të krijohet.

Në këtë takim njëherit iu bë thirrje subjektet afariste, që të mos i lejojnë klientët brenda objekteve, pa pajisje mbrojtëse, maska dhe dorëza.

Kjo komunë njofton se vendimet dhe kërkesat erdhën, pas shqyrtimit të situatës me pandemi në në këtë komunë, ku u vlerësua se situata është stabilizuar në të gjitha rastet e burimeve të infeksionit, ndërsa rastet e raja që eventualisht mund të shfaqen, atëherë të izolohen familjet, apo rrugët e lagjet e caktuara.

Më Shumë

Qeveria mblidhet sot, në fokus masat e përkohshme për produktet bazë

Qeveria e Kosovës mblidhet sot në mbledhjen e radhës, ku ndër çështjet kryesore në shqyrtim pritet të jetë Projektligji për Masat e Përkohshme të...

Sëpata 8,000-vjeçare e Neolitit ruhet në Muzeun Arkeologjik të Prizrenit

Në Muzeun Arkeologjik të Rajonit të Prizrenit ruhet një nga artefaktet më të vjetra dhe më të çmuara të trashëgimisë kulturore: një sëpatë guri...

Lajmet e Fundit