16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Nisma dorëzon kallëzimin penal kundër zyrtarëve të Komunës së Prizrenit

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka dorëzuar sot kallëzimin penal kundër zyrtarëve të lartë komunalë për çështjen e kontratës së furnizimit me material shpenzues sanitar për nevojat e shërbimeve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi.

Kallëzimi është dorëzuar përmes Postës së Kosovës.

Kryetari i Nismës, Zafir Berisha tha se organet e drejtësisë do të vërtetojnë ligjshmërinë e kontratës.

“Përmes këtij kallëzimi nuk themi janë apo nuk janë fajtor të paditurit, siç nuk themi janë apo nuk janë hajduta Myta&kompani. Këtë do ta vërtetojnë organet e drejtësisë”, tha Berisha.

Nisma pretendon se kryetari Mytaher Haskuka, drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu dhe shefi i Zyrës së Prokurimit, Isa Osmankaj në këtë lëndë të prokurimit kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik.

“Të lartcekurit, në cilësinë e personave zyrtarë të Komunës së Prizrenit duke i tejkaluar autorizimet ligjore dhe duke mos respektuar ligjin për prokurim publik, kanë nënshkruar një kontratë me çmimet për njësi që nuk janë në përputhje me çmimet e tregut, që përbën shkak të dyshimit të arsyeshëm për keqpërdorim të parasë publike. Me këtë veprim, dyshohet se të lartcekurit në cilësinë e personave zyrtarë të Komunës së Prizrenit kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik, të sanksionuar në nenet 414 dhe 415, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në kallëzimin penal të Nismës.

Duke u bazuar në raportimet mediale, NS në arsyetimin e kallëzimit penal ka shkruar se kontrata në fjalë është nënshkruar me një operator ekonomik që në aktivitetet e saj ekonomike nuk i ka ato të produkteve mjekësore apo diçka të ngjashme, “gjë që vë dyshimin e arsyeshëm të keqpërdorimit të pozitës zyrtare nga të lartcekurit gjatë negocimit të drejtpërdrejtë me këtë operator ekonomik”.

Kësisoj subjekti opozitar ka vlerësuar si të nevojshme që Prokuroria t’i iniciojë hetimet, “në mënyrë që të sigurojë edhe provat e tjera në proces, që mund të jenë të nevojshme për ngritjen e aktakuzës”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Prezantohet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në...

Lajmet e Fundit