22 C
Prizren
E martë, 19 Gusht, 2025

Malisheva me ndriçim publik jofunksional

MalishevaNdriçimi publik në pjesën më të madhe të qytetit të Malishevës nuk funksionon, ndërkaq disa rrugë janë pa ndriçim fare. Kryetari i qytetit të Malishevës ka thënë të dielën se lagja “Mirdita” aktualisht është e vetmja me ndriçim publik funksional.

“Bash mbrëmë erdhën e m’u ankuan disa qytetarë për ndriçim jofunksional në rrugën pranë lagjes sime”, ka bërë me dije ai. “Rruga ‘William Walker’ e disa rrugë të tjera të qytetit nuk kanë ndriçim publik fare”, ka shtuar Hoti.

“Unë si udhëheqës fshati kam bërë edhe kërkesa me shkrim për instalimin e ndriçimit publik nëpër rrugët e qytetit, por kërkesat nuk janë aprovuar”, ka theksuar ai. Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Malishevës, anëtari i KK-së nga lëvizja “Vetëvendosje” Muhamet Bytyçi, ka shtruar kërkesë që ndriçimi publik të instalohet në fshatin Shkozë prej nga vjen ai.

Bytyçi në kuvend e ka ngritur si shqetësim edhe mosfunksionimin e ndriçimit publik në Lagjen e Gurit në qytetin e Malishevës. “Ndriçimi publik është kompetencë e komunave dhe Komuna duhet të punojë në këtë drejtim”, është shprehur ai. Ndërkaq Vëllaznim Kryeziu nga PDK-ja e ka pyetur kryetarin Ragip Begaj se përse nuk e kishte mbajtur premtimin e dhënë për instalimin e ndriçimit publik në Kijevë.

Ndriçim publik nuk kanë as fshatrat më të mëdha të Komunës së Malishevës, Drenoci, Banja, Bellanica e Astrazupi e as fshatrat tjerë të komunës.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se Komuna po përpiqet të punojë që të paktën qyteti i Malishevës të ketë ndriçim publik funksional, por ka thënë se ka vështirësi. /koha ditore/

Më Shumë

Policia në Prizren shqipton gjoba deri 500 euro për automjetet me zhurmues të veçantë

Gjatë kësaj jave, njësitet policore të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Prizren kanë identifikuar disa automjete të modifikuara, të cilave u ishin montuar...

Komuna e Prizrenit hap tender afro 10 mijë euro për bileta aeroplani

Komuna e Prizrenit ka hapur një tender me vlerë afërsisht 10 mijë euro. Këto para pritet të shpenzohen për bileta aeroplani. “Shërbime e transportit ajror për...

Lajmet e Fundit