Malishevë – 13 persona grumbullohen në një lokal, ndërhyn policia

Policia e Kosovës i ka ndaluar 13 burra të cilët ishin mbledhur në një lokal, duke mos respektuar kështu vendimin e qeverisë për karantinë, për shkak të coronavirusit.Rasti ka ndodhur në fshatin Balicë të Malishevës, mbrëmë rreth orës 20:50.

PK-ja njofton se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt përveç pronarit të lokalit i cili është dërguar në mbajtje.

Që nga dje, me 15 prill në Kosovë kanë hyrë në fuqi masa të reja të qarkullimit, ku qytearëve u lejohet që të dalin jashtë shtëpive të tyre, ppër vetëm gjysmë ore në ditë.Deri më tani, sipas IKShPK-së, në Kosovë janë konfirmuar 423 raste me COVID-19, 71 të shëruar dhe 9 vdekje.

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Lajmet e Fundit