13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Malishevë: Dënim me burgim efektiv për të akuzuarit për rrahje mes vete

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, të hënën, ka shpallur aktgjykim dënues me burgim efektiv, ndaj të akuzuarve Bujar dhe Arben Telaku.

Aktgjykimi  është shpallur pasi që në seancën e 17 marsit kishte përfunduar gjykimi kundër të akuzuarit Bujar Telaku për veprat penale lëndim të rënd trupor dhe lëndim të lehtë trupor, dhe të akuzuarit Arben Telaku për veprat penale lëndim i lehtë trupor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarit Njazi Morina, i akuzuari Buajr Telaku është dënuar me 10 muaj burgim efektiv.

Në kuadër të këtij vendimi, për të akuzuarin Bujar Telaku do të llogaritet edhe koha e kaluar në ndalim, nga data 18 shtator 2019 e deri më 20 shtator 2019.

Ndërsa i akuzuari i dytë Arben Telaku, i akuzuar për dy vepra penale lëndim i lehtë trupor, është dënuar me 6 muaj burgim efektiv, thuhet në aktgjykimin  e shpallur nga gjyqtari Morina.

Po ashtu të akuzuarit janë të obliguar edhe në pagesën e paushallit gjyqësor në shumë prej 30 euro dhe taksën për kompensim të viktimave të krimit në shumë prej 30 euro.

Kurse, në mënyrë solidare të akuzuarit janë të obliguar ta paguajë ekspertizën mjeko-ligjore në shumën prej 40 euro.

Me aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë të ngritur më 12 shkurt 2020, Buajr Telaku dhe Arben Telaku, akuzohen se me 18 shtator 2019 rreth orës 15:10 minuta, në fshatin Banjë, Komuna e Malishevës, saktësisht mbrapa xhamisë së fshatit, të akuzuarit pas një mosmarrëveshje rreth shitjes së gurëve dhe sulmeve fizike, kanë kryer veprat penale “lëndim i lehtë trupor’, dhe “lëndim i rëndë trupor”.

Sipas dispozitivit të parë të aktakuzës, i akuzuari Bujar Telaku, me 18 shtator 2019 rreth orës 15:10 minuta, në fshatin Banjë, Komuna e Malishevës, saktësisht mbrapa xhamisë së fshatit fillimisht e telefonon të dëmtuarin-akuzuarin Arben Telaku, dhe më pas së bashku me djalin e tij A.T, shkon në vend punishten e të dëmtuarit Arben Telaku, dhe pas një konflikti verbal me të dëmtuarin Arben, të njëjtin e sulmon fizikisht me një shkop druri, duke  e goditur të dëmtuarin Arben Telaku në kokë, me ç‘ rast i shkakton lëndime të lehta trupore, lëndime këto të konstatuara nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, ne kohë dhe vend të njëjtë, i akuzuari Bujar Telaku, revoltohet ndaj të dëmtuarit Faton Telaku, pasi që ky i fundit kishte hyrë në mes për t’i ndarë të akuzuarit Bujar dhe Arben Telaku, dhe me shkop druri e godet të dëmtuarin Faton në dorë të djathtë dhe hundë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, lëndime këto të konstatuara nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Ndërsa sipas dispozitivit të tretë të aktakuzës, i akuzuari Arben Telaku, ne kohë dhe vend të njëjtë, me tu takuar me te akuzuarin-dëmtuarin Bujar Telaku, fillojnë konfliktin verbal, e më pas të njëjtin e sulmon fizikisht duke e goditur me disa gurë në pjesë të ndryshme të trupit, ç‘rast i shkakton lëndime të lehta trupore, lëndime këto të konstatuara nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Kurse sipas dispozitivi të katërt të aktakuzës, i akuzuari Arben Telaku, po ashtu ne kohë dhe në vend të njëjtë, derisa ishte duke u përleshur me të akuzuarin Bujar Telaku, ndërhyn për ti ndarë i dëmtuari A.T, i akuzuari Arben revoltohet dhe e sulmon fizikisht të dëmtuarin A.T, duke e goditur me gurë dhe grushte në shpinë dhe brinjë, ç‘ rast i shkakton lëndime të lehta trupore, lëndime këto të konstatuara nga ekspertiza mjeko-ligjore. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

3:0 për Trepçën, kualifikohet në finale

Trepça është kualifikuar në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Mitrovicasit në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale shënuan fitore ndaj Sigal Prishtinës...

Aktori i njohur amerikan blen 11 milionë euro shtëpi në Spanjë, do të jetë ‘komshi’ me Modricin dhe Ramosin

Aktori i njohur i Hollywoodit, Richard Gere është zhvendosur përfundimisht në Spanjë dhe kjo ka ngjallur kuriozitet rreth zgjedhjes së tij të vendbanimit në...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit