Malishevë: Dy rrahje, katër të lënduar

rrahje 34Dy rrahje të ndryshme kanë ndodhur në 24 orëshin e fundit në Malishevë bënë të ditur Policia e Kosovës.

Në rastin e parë është arrestuar një mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me një brisk dy viktimat meshkuj. Viktimat dhe i dyshuari janë dërguar në tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në rastin tjetër raportohet se është arrestuar një mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një mashkull. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e këtyre personave. /MalishevaPress/

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit