8.9 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Malishevë: I prekuri i parë me koronavirus është shëruar

Sipas të dhënave të konfirmuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, një pacient nga Komuna e Malishevës, që ishte prekur me COVID-19, është shëruar plotësisht, pasi edhe analiza e dytë, ka dalë negative.

Bëhet fjalë për të prekurin e parë nga komuna e Malishevës, njofton Klan Kosova

Konfirmimin e këtij lajmi e kanë bërë zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në një komunikim përmes telefonit me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Me këtë rast, Berisha, ka thënë se “është lajm shumë i mirë dhe shumë shpresues, pasi tashmë kanë filluar të shërohen edhe pacientët e parë në vend, përfshi edhe Malishevën, dhe urojmë që të gjithë të prekurit të shërohen sa më shpejt, e vendit ti kthehet normaliteti”.

Po ashtu, nënkryetari Berisha, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që të vazhdojnë ti respektojnë këshillat e institucioneve shëndetësore, për distancë sociale, për qëndrim në shtëpi, për mos lëvizje pa arsye edhe gjatë kohës kur nuk ka kufizim të lëvizjes, në mënyrë që ta ruajmë veten, familjen dhe vendin, pasi kjo është arma më e suksesshme e luftimit të virusit korona, i cili e ka kapluar gjithë botën.

Më Shumë

Vërmicë: Konfiskohen 25% e parave të padeklaruara të një udhëtari

Në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të mjeteve monetare të padeklaruara që u gjetën në çantën e dorës së...

Albin Kurti propozon: Unë Ministër i Jashtëm, Glauk Konjufca Kryeministër

Albin Kurti i Vetëvendosjes ka propozuar mandatarin e dytë për kryeministër, Glauk Konjufcën. Ai tha se propozon që vetë të jetë Ministër i Jashtëm,...

Lajmet e Fundit