7.4 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Malishevë: U mbajt një shqyrtim publik për vlerësimin e rreziqeve

Organizuar nga OSBE dhe Drejtoria për Urbanizëm, sot në Malishevë, u mbajt një shqyrtim publik i Planit Zhvillimor Komunal, me theks të veçantë për aspektin e vlerësimit të rreziqeve. Në këtë shqyrtim publik, morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, zyrtarë komunal nga Drejtoria e Urbanizmit, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Menaxhimin e Emergjencave në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, UNDP-ja, UNHABITAT-i, përfaqësues të fshatrave dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kryetari Begaj, e vlerësoi si të rëndësishëm Planin Zhvillimor Komunal (PZHK), ndërsa edhe vlerësimin e rreziqeve, po ashtu e cilësoi si shumë të rëndësishëm, përfshi edhe kontributin e të gjithëve, që japin në këtë drejtim, e në veçanti nga organet profesionale, e bëjnë PZHK-në, një dokument shumë të kompletuar që do të orientoj zhvillimin e Malishevës në të ardhmen.

Për këtë pjesë të PZHK-së, folën edhe Vigan Berani, zyrtar i UNHABITAT-it dhe Yusuke Hara nga OSBE, sipas të cilëve ky dokument strategjik i përgjigjet nevojave të qytetarëve, ndërsa tejkalimi apo parandalimi i rreziqeve, gjithashtu e bënë më të kompletuar këtë pan zhvillimor.

Më pas, PZHK-në dhe vlerësimin e ndikimit në mjedis, e prezantoi Valdete Morina, zyrtare e drejtorisë së urbanizimit dhe udhëheqëse e hartimit të këtij plani.

Ndërsa, Njazi Miftari, zyrtar i departamentit të menaxhimit të emergjencave, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, foli për rëndësinë e këtij dokumenti, për objektivat e vlerësimit të rreziqeve, zvogëlimin e rreziqeve dhe mënyrat e zvogëlimit të rreziqeve nga fatkeqësitë e mundshme. Po ashtu edhe një përfaqësuesja e UNDP-së, Zana Hoxha, foli për dëmet nga vërshimet e fundit në Malishevë, si një shembull konkret i rreziqeve, ku sipas saj, vërshime të cilat janë shkaktuar nga hedhja e mbeturinave në përroska dhe ndërtimet ilegale pranë lumenjve. Sipas saj, me investime të vogla, mund të parandalohen rreziqet.

Zyrtari i Drejtorisë së Emergjencave, Halit Mazreku, e prezantoi planin komunal të veprimit, në rastet emergjente, kapacitetet komunale, si dhe në fund dha edhe rekomandimet që dalin nga ky plan.

Më Shumë

Lirohet Gjesti

Reperi Besart Kelmendi, Gjesti, është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka bërë të ditur për Nacionalen avokati i tij Artan Qerkini. Gjesti ishte ndaluar për tri...

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden marihuanë, kokainë dhe një thikë

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 17 mars 2026,...

Lajmet e Fundit