Malishevë:Konfiskohen dy pushkë, pesë pistoleta e 151 fishekë, të dyshuarit në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy pushkë, pesë pistoleta dhe 151 fishekë në një aksion në fshatin Bubavec të Malishevës. Gjashtë të dyshuarit pas intervistimit të prokurorit janë liruar dhe lënda e tyre ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarve, janë arrestuar gjithsej gjashtë persona. Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia kishte marrë informacion se në një aheng në Malishevë kishte pasur të shtëna me armë zjarri, fillimisht kishte realizuar kontroll në një lokacion në fshatin Bubavec-Malishevë ku ishin gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK47 me një karikator, një pushkë gjuetie, dy pistoleta me nga një karikator dhe 105 fishekë të llojeve të ndryshme si dhe 1 gëzhojë.

“Aksioni policor, në koordinim me Prokurorin e Shteti, ka vazhduar duke realizuar kontrolle edhe në tri lokacionet tjera në po të njëjtin fshat. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar edhe tri pistoleta me nga një karikator, 46 fishekë të llojeve të ndryshme dhe 27 gëzhoja”, ka njoftuar Policia e Kosovws.

Më Shumë

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Lajmet e Fundit