19.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Malishevë:OSBE me projekt për fuqizimin e transparencës

me OSBE 003Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, zyrtarët e OSBE-së, misioni në Kosovë, ekipi në Malishevë, Yusuke Hara dhe Sead Raba, të cilët e kanë prezantuar para kryetarit, një projekt të OSBE-së, për “Fuqizimin e transparencës përmes rritjes së komunikimit dhe vizitave në teren”.

Bazuar në projektin që zyrtari Hara, e paraqiti para kryetarit, “OSBE beson se furnizimi më i mirë i informacionit dhe vizitave të mirëfillta në teren, do ta rrisin transparencën dhe rritjen e besimit ndaj administratës komunale”.

Kryetari Begaj, i njoftoi zyrtarët e OSBE-së, me aktivitetet e komunës në fushën transparencës. “Ne mbajmë takime të rregullta me qytetar si dhe me kryetar të fshatrave, së paku dy herë në vit dhe qëllimi i këtyre takimeve është që të jemi transparent me qytetarët dhe unë dua që asnjë punë që bëhet të mos jetë e fshehtë por çdo gjë të jetë transparente dhe qytetari të jetë i njoftuar me të gjitha punët që bën komuna”, tha kryetari Begaj.

Kryetari Begaj e vlerësoi angazhimin e OSBE-së, në këtë rast “për rritjen e transparencës dhe çdo lloj aktiviteti që ka të bëjë me rritjen e transparencës, është i mirëseardhur dhe ne si komunë, jemi të gatshëm të aranzhohemi në këtë drejtim, me qëllimin e vetëm që puna e komunës dhe besueshmëria, të rriten në nivelin më të lartë të mundshëm”.

Më Shumë

Lajmet e Fundit