Jep dorëheqje drejtori i Arsimit në Rahovec, Behar Rama

Behar RamaSot gjatë ditës Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Rahovec, Behar Rama i ka dorëzuar kryetarit të komunës, Idriz Vehapi, shkresën e tij për dorëheqje nga detyra e Drejtorit të Arsimit.

Burime të sigurta nga stafi i ngushtë i kryetarit Vehapi, po ashtu edhe nga Drejtoria e Arsimit kanë konfirmuar këtë lajm për RahovecPress.

Burimet kanë dashur që të mos u bëhet publik emri i tyre, mirëpo kanë thënë se dorëheqja tashmë është punë e kryer.

Ndërkohë, ndonëse ende nuk janë bërë publike arsyet e kësaj dorëheqje, thuhet se shkas janë bërë shkeljet e shumta në Drejtorinë e Arsimit si dhe telashet që i kanë lindë kësaj drejtorie me institucione të ndryshme si: Inspektorati i Punës, Inspektorati i Arsimit, Gjykatat etj.

Vlen të theksohet se gjatë kësaj kohe Drejtoria e Arsimit është gjobitur dy herë nga Inspektorati i Punës, si dhe janë evidentuar disa here shkelje nga Inspektorati i Arsimit.

Në të njëjtën kohë, përderisa në Gjykatën Themelore në Gjakovë është duke vazhduar gjykimi i Drejtorit Behar Rama, merret vesh që së fundmi atij i është ngritur edhe një padi e re nga Inspektorati i Arsimit në Gjakovë si rezultat i mosrespektimit të vendimeve të kësaj të fundit./RahovecPress.com/

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit