Marko Caka në një film me Madeleine Albright

Tashmë kanë nisur xhirimet e sezonit të ri të serialit të madh amerikan “Madame Secretary”, i cili shfaqet në SBC Channel. Në shesh xhirimin e këtij seriali që është duke u realizuar në regji të Eric Stoltz, është parë një figurë e rëndësishme e politikës botërore.

Ylli i ftuar i këtij seriali është edhe ish-sekretarja e SHBA-së, Madeleine Albright, dhe përkrah saj do të luajë aktori shqiptar, Marko Caka. Caka ka thënë se në këtë serial ai ka rolin e shefit të Sigurimit rus.

“Unë kam rolin e oficerit të Sigurimit, në mbrojtjen e sigurisë së krerëve të lartë të Kremlinit, të cilët vizitojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe priten nga Sekretarja amerikane e Shtetit”, – ka thënë Caka. Seriali është prodhim i CBS dhe sezoni i dytë i këtij seriali do ta ketë premierën në tetor të këtij viti.

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit