6.6 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Marrë frymë

E shkruar nga Elona Pozhegu

Nuk i kap dot yjet
jam si gjithë të tjerat.
Zure ta gjuash poshtë e lartë
Veç të ma vidhje shpirtin s’munde.

Duke ngordhur rinia
Veç rrudhat s’mi djege
Duke pështyrë
Veç fuçia e dashurisë kurrë s’u ndot.

E si për gjithçka
jetë për herë të dytë marr.
Maje gishtas do puth, lehtë, ngadalë
Duke ngreh në bukurin e viteve.

Padëgjueshëm, deri në kupë të qiellit
Si asnjëra, shikim do fal
Nuk kam dot krahë
Jam si gjithë të tjera.

Më Shumë

Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Të dielën do të ndërrohet ora dimërore. Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para. Me...

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 11 prej të cilëve në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa gjatë tetë viteve...

Lajmet e Fundit