4 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Marrëveshje po, zbatim jo

Thaci, Ashton, Dacic ne brukselMë 31 mars kanë skaduar të gjitha afatet që kanë të bëjnë me shpërbërjen e strukturave ilegale serbe të sigurisë dhe drejtësisë në veri të Kosovës, sipas Marrëveshjes së 19 prillit dhe Planit të Zbatimit, të arritur në dialogun Prishtinë-Beograd. Nga fusha e drejtësisë nuk është shënuar asnjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes dhe kjo është konstatuar edhe në takimin e fundit të mbajtur më 31 mars në Bruksel.

Kurse nga strukturat ilegale të sigurisë, nuk është shënuar asnjë përparim në shuarjen dhe transformimin e formacionit ilegal, “Mbrojtja civile”. Zvarritjet në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit konstatohen edhe nga Qeveria e Kosovës. Bekim Çollaku, këshilltari i parë i kryeministrit Hashim Thaçi, ka thënë se zvarritjet janë evidente, sidomos në ështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë.

“Ne e kemi pranuar që tashmë jemi vonë në zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit në fushën e drejtësisë, mirëpo këto zvarritje dihet që kanë ardhur nga pala e Serbisë”, ka vlerësuar Çollaku/tribuna/

Më Shumë

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Sipas Policisë,...

Në emër të kamatës tentuan t’ia merrnin pronat me vlerë rreth 1 mln euro/ Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh ndaj të E.K. dhe A.K. nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajdeja”. Sipas kërkesës...

Lajmet e Fundit