16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Masat e reja kufizuese/ Pritje dhe ankesa nga qytetarët në kufirin Kosovë – Shqipëri

Vendosja e masave të reja kufizuese për kalimin e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës ka sjellë radhë të gjata në doganë.

Udhëtarët që hyjnë në Kosovë kundërshtojnë testin e shpejtë, ndërkaq ata që dalin nga Kosova ankohen për pritje të gjata.

Në pikën kufitare të Vërmicës situata duket pak me e qetë se një javë më parë, por kolonat janë të pashmangshme dhe ende të pranishme.

Komandanti i policisë kufitare jug-perëndim, Nexhmi Krasniqi, thotë për ABC News Albania se kolonat po krijohen pasi shumë qytetarë ende shkojnë për pushime dhe Shqipëria kërkon teste edhe për fëmijët.

Megjithatë, udhëtarët që hyjnë në territorin e Shqipërisë thonë se po presin gjatë në kolonë.

Ndërkaq, shtetasit e Shqipërisë të cilët nuk janë të vaksinuar po i nënshtrohen një testi të shpejtë, gjë që ata po i shqetëson.

Lidhur me gjendjen e krijuar, Policia kufitare e Kosovës ka shtuar për 50 për qind më shumë numrin e policëve, me qëllim që pritjet të minimizohen këtë e ka bërë të ditur komandanti i i policisë kufitare në Jug-Perëndim Nexhmi Krasniqi.

Vendosja e masave anti-COVID në kufi nga Shqipëria dhe Kosova i ka bërë të pashmangshme pritjet dhe kolonat e gjata në të dyja anët e kufirit të përbashkët që po ngadalësojnë gjithashtu edhe lëvizjen mes dy vendeve.

Më Shumë

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të...

Lajmet e Fundit