20.8 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Masat kundër pandemisë që u ndërmorën sot nga Qeveria Hoti

Qeveria në krye me Avdullah Hotin ka vendosur masa në kuadër të menaxhimit të situatës kritike të krijuar nga COVID-19.

Hoti pas mbledhjes me përfaqësues shëndetësor ka treguar masat që do priten të miratohen sonte në mbledhjen e Qeverisë:

  1. Do të kujdesemi që të krijojmë kapacitete shtesë me shtretër dhe pajisje duke riorganizuar komplet klinikën e QKUK-së si dhe në spitalet private. Të blejmë edhe shtatë aparatura shtesë të testimit.
  2. Do të krijojmë kapacitete shtesë me personel shëndetësor, duke mobilizuar në nivel vendi edhe ata që nuk janë të punësuar, veçanërisht në infermieri e mikrobiologji.
  3. Do të merremi me krijimin e kapaciteteve për testim virulogjik. Do të krijohen kapacitetet deri 500 teste brenda ditës. Të krijohen kapacitete në regjione. Do të blejmë edhe 100 mijë teste shtesë. Por, do të bëjmë një formë të prioritetit se kush do të testohet, duke filluar nga një person që ka sëmundje kronike.
  4. Do të vendosim buxhetin në dispozicion për të siguruar 100 mijë teste, deri në 500 mijë vaksina sezonale, për të siguruar vaksina COVID në lidhje me protokollet e OBSH-së kurdo që ajo është e gatshme. Për të blerë 7 aparatura për testime virulogjike.

Hoti njoftoi se në qytetet me numër të madh të të infektuarve si Prishtina, Prizreni, Ferizaj e Vushtrri do të kthehet masa e kufizimit të lëvizjes prej 21:00 deri në 5:00.

Po ashtu, lokalet e gastronomisë do të mbyllën nga ora 21:00 deri në orën 05:00, por që gjatë kësaj periudhe mund të punojnë në hapësira publike dhe ‘merre me vete’.

Më Shumë

P5 në New York, P3 në Prishtinë

Nga Blerim Shala Rrjedhat politike në vend, të cilat në masë të madhe janë në varësi të datës së fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet...

Prizreni barazon në shtëpi ndaj Tefik Çangës

Prizreni ka barazuar 2:2 në shtëpi ndaj Tefik Çangës, në një ndeshje të luftuar në kuadër të Ligës së Parë. Takimi solli emocione dhe gola...

Lajmet e Fundit