10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Mascherano: Messi vjen nga një tjetër planet

Javier Mascherano e ka lavdëruar ish-bashkëlojtarin e tij në Barcelonë, Javier Mascheranon, duke thënë se kapiteni argjentinas i Barcelonës e bën futbollin të duket i lehtë me talentin e tij prej jashtëtokësori.

Shumë tifozë kanë tentuar ta përshkruajnë talentin e gjashtë-herë fituesit të Topit të Artë duke e cilësuar atë si jashtëtokësor, përderisa argjentinasi e ka ngritur standardin për futbollistët e tjerë me arritjen e tij gjatë karrierës.

Messi e ka kaluar të gjithë karrierën e tij deri më tani me Barcelonën, ku me kalimin e viteve e ka rishkruar historinë me rekordet e tij të shumta.

Vetëm Cristiano Ronaldo i ka bërë konkurrencë Messit në nivelin individual gjatë këtyre viteve, mirëpo Mascherano beson se ish-bashkëlojtari i tij është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve dhe është i pakonkurrentë.

“Kur që unë flas për Leon, gjithmonë i them të njëjtat gjëra. Në futboll, vendimmarrja dhe ekzekutimi janë shumë të rëndëishsme. Shumë lojtarë i marrin vendimet e duhura, por ata nuk i ekzekutojnë ato në mënyrën më të mirë të mundshme, apo anasjelltas”, ka thënë Mascherano.

“Ai i bën të dyja. Ai bën gjithçka më ndryshe shkaku edhe i shpejtësisë me të cilën luan. Për më tepër, Leo di si ta kontrollojë topin dhe kjo ia mundëson atij që gjatë një ndeshjeve t’i ketë shtatë, tetë apo dhjetë raste të mira”.

“Kjo është aftësia e tij për ta dominuar lojën. Normalisht, loja na dominon të gjithë neve, të merr në aksione të ndryshme pasi që të fton rivali apo vetë loja. Por, në rastin e Leos është e kundërta: ai vendos çfarë të bëjë apo të mos bëjë me lojën. Ai është nga një tjetër planet”. /Gazeta Express/

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Është arrestuar një person në Prizren. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij dhe gjithashtu ka dëmtuar dhe demoluar...

Liberalizimi i vizave, Kurti: Më shumë qytetarë po kthehen në Kosovë sesa që largohen

Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së ka thënë se prejse ka...

Lajmet e Fundit