Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e ka vërtetuar lajmin se Drejtoria së Arsimit në Prizren, i ka dërguar të gjithë drejtorëve të shkollave një shkresë më datën 27. 08 2014, siç ka raportuar ‘PrizrenPress’, e cila është mohuar nga Drejtoria e Arsimit të Prizrenit.
Pas publikimit të kësaj shkrese ku është kontestuar pika 6 e saj, Drejtori i Arsimit, Nexhat Çoçaj nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, kishte mohuar të ketë për shpërndarjen nëpër shkolla të ndonjë dokumenti.
“Për hir të opinionet të gjerë më duhet të sqarohem se Drejtoria Komunale e Arsimit asnjë dokument nuk e shpërndanë nëpër institucione arsimore pa e protokolar dhe pa vulosur, ndërsa dokumenti që e ka shpërndarë “Prizrenpress-i” është një falsifikim I llojit të vet”, shkruan ndër të tjera, Çoçaj.
Por, e vërteta doli të jetë krejt ndryshe, sepse një veprim i tillë ka ndodhur nga ai dhe këtë e vërteton edhe MASHT.
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, me datë 08. 09. 2014, i shkruan Drejtorisë së Arsimit në Prizren për shkresën, të cilën ia ka dërguar të gjithë drejtorëve të shkollave më 27. 08 2014.
MASHT nëpërmjet një shkrese ka rekomanduar nga DKA që të ndryshoi pikën 6 të kësaj shkrese, e cila kohë më parë është publikuar në “PrizrenPress” për të cilën pat reagime të shumta.
DKA kishte kërkuar nga “Drejtorët e shkollave, obligohen që asnjë organizatë, OJQ, institucion të mos e pranojnë në shkollë, pa njoftimin paraprak të DKA-së. Kjo vlen edhe për inspektorët e Arsimit (SIA) nëse nuk kanë dëshmi me shkrim nga DKA. Askujt, që nuk lajmërohet së pari në DKA, nuk duhet t’i pranoni në shkollë e as t’i afroni asnjë të dhënë, qoftë gojore apo me shkrim”.
Kurse, MASHT i shkruan DKA-së që ‘asnjë OJQ nuk mund të zhvilloi kurrfarë aktiviteti brenda institucioneve Edukativo-Arsimore pa pëlqimin paraprak të MASHT-it”.
MASHT gjithashtu thekson që “SIA e ka për obligim ta njoftoj me shkrim drejtorin e DKA-së për vizitat e rregullta në Institucionet Edukativo –Arsimore me përjashtim të vizitave speciale”.
Nëpërmjet kësaj shkrese MASHT qartëson veprimet që duhet të respektohen nga të gjithë.
Pra, OJQ duhet të marrin pëlqimin nga MASHT për ndonjë aktivitet, e jo nga DKA. Kurse, SIA duhet ta njofton DKA-në për vizita të rregullta me përjashtim të vizitave speciale, por jo të marrë dëshmi me shkrim nga DKA për të vizituar Institucionet Edukativo -Arsimore./PrizrenPress.com/
Më poshtë po i postojmë të gjitha dokumentet që posedon “PrizrenPress”: