16.8 C
Prizren
E premte, 22 Shtator, 2023

MASHT-i, furnizoi me inventar shkollën profesionale në Kijevë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka bërë furnizimin e shkollës së mesme profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë, me inventar shkollor. Këtë donacion të ministrisë, e ka sjellë vet ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi, i cili ka qëndruar sot në Kijevë, ku është takuar me Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtorin e arsimit Avdi Morina, drejtorin e shkollës, Sami Toplana, si dhe me nxënësit e kësaj shkolle profesionale.

“Inventari për shkollën e juaj, është bërë në kuadër të furnizimit të shkollave me inventar të nevojshëm për mirëmbajtjen e procesit mësimor”, tha ministri Bytyqi, i cili gjithashtu u shpreh se ministria që ai drejton, “është e përkushtuar në rritjen e cilësisë në arsim edhe çdo investim që po bëhet, ka për qëllim që të krijohen kushte sa më të mira për mësimnxënie dhe mësimdhënie”.

Gjatë takimit me nxënësit e kësaj shkolle profesionale, ministri i arsimit, Bytyqy dhe kryetari Begaj, kanë kërkuar nga nxënësit që të mësojnë dhe të jenë shembull. “Ne e kemi për detyrë të krijomë kushte për mësim, ndërsa detyrë e juaja është që të mësoni, në rend të parë veten e juaj, e pastaj edhe për vendin, pasi ju jeni e ardhmja e vendit”, ju tha nxënësve të kësaj shkolle, ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

 

Tahiri: Kurti fajëson të gjithë, një arsyetim i mirë për të bërë asgjë

Ish kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se Kurti po i bën të gjithë fajtorë, qeveritë e kaluara, Amerikën, BE-në, Macronin, ndërmjetësuesit e...

Mjekët nga Turqia do t’i operojnë 16 fëmijë me probleme me zemër

Mjekët nga Turqia do t’i kryejnë 16 operacione tek fëmijët me probleme në zemër në Kosovë. Po ashtu gjatë javës do të realizohen edhe 30...

Lajmet e Fundit