MASHT paralajmëron mësimdhënësit, kontratat e përhershme po bëhen gati!

MesimdhenesitMinistria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), dy ditë përpara mbajtjës së grevës njëditore në institucionet shkollore parauniversitare, bën të ditur se në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA), janë duke punuar në dizajnimin e një kontrate të re për mësimdhënësit, e cila do të shërbejë për të gjitha komunat e Kosovës.

Deri më tani mësimdhënësit kanë pasur kontrata një vjeçare, por MASHT është duke punuar që të kenë kontrata të përhershme, me përjashtim të rasteve kur ata/ato angazhohen për herë të parë, që është si periudhë provuese dhe kur nuk e kanë kualifikimin e duhur.

Këshilltari i ministrit të Arsimit, Azem Guri ka thënë për Epoka e Re se një kontratë e tillë së shpejti pritet të marrë formën e prerë dhe të filloj të zbatohet.

“Kjo është e rregulluar mirë me legjislacionin në fuqi dhe me udhëzimet normative në fuqi. Ne u kemi preferuar DKA-ve, meqë janë punëdhënës, ato t’i bëjnë kontratat pa afat, me përjashtim kur mësimdhënësit punësohen për herë të parë si periudhë provuese dhe kur nuk është i kualifikuar për vendin përkatës, ndërsa në raste të tjera pa afat”, ka thënë Guri, shkruan sot Epoka e Re.

Por ende nuk është e qartë nëse ky angazhim i MASHT-it do të jetë bindës që mësimdhënësit e shkollave parauniversitare të anulojnë grevën njëditore, të paralajmëruar për datën 30 janar, në të gjitha institucionet shkollore të Republikës së Kosovës.

Më Shumë

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Lajmet e Fundit