MAShT: Testi i maturës, mund të anulohet

Testi maturesMinistria e Arsimit Skenës dhe Teknologjisë (MAShT), e cila ka organizuar sot testin e maturës – ku rreth 46 mijë maturantë, sa ka këtë vit Kosova i janë nënshtruar këtij testi – është shprehur e pakënaqur me mbarëvajtjen e këtij procesi.

Sipas një komunikate për media nga MASHT, thuhet se “fatkeqësisht, përkundër përgatitjeve të mëdha që ka bërë MAShT dhe drejtoritë komunale të arsimit, individë dhe grupe të caktuara kanë vepruar në drejtim të komprometimit të procesit. Në këtë drejtim, duhet potencuar edhe papërgjegjësinë e disa mësimdhënësve administrues në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që kanë për administrimin e testit”.

Gjithashtu, MAShT me kohë ka qenë e informuar se grupe të caktuara të maturantëve, në bashkëpunim me persona të panjohur deri më tani për ne, janë pajisur me SIM kartela të operatorëve të ndryshëm mobil dhe se kanë hapur grupe të ndryshme komunikimi në facebook, me qëllim të krijimit të mundësive për kopjim. Për të gjitha këto, MAShT ka informuar Policinë e Kosovës dhe besojmë shumë se organet e hetuesisë, do të arrijnë t’i identifikojnë personat e involvuar në këto manipulime.

“MAShT është e vendosur që ta analizojë në tërësi mbarëvajtjen e procesit dhe varësisht nga raportet e kryetarëve të qendrave të testimit, të cilët pothuajse në tërësi ishin përfaqësues të universiteteve publike, mund të marrë vendime edhe për anulimin e rezultateve në qendrat në të cilat nuk janë përfillur rregullat e administrimit të Testit të Maturës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, MAShT do ta analizojë sjelljen e administruesve të përfshirë në proces dhe për të papërgjegjshmit do të iniciohen masa të përgjegjësisë sipas ligjeve në fuqi.

Më Shumë

Kron Balidemaj fiton Bunarfest 2026, Dona Bytyqi dhe Mohul Varma në podium

Ka përfunduar edicioni i 22-të i Bunarfestit në Prizren, me Kron Balidemajn që u shpall fitues i garës tradicionale në lumin "Lumbardh". Në vendin e...

Jurgen Uldedaj e mbron titullin e kampionit të botës, e rrah britanikun Nnmadi

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës IBO duke e rrahur britanikun Austine Nnmadi. Edhe pse prisnim një fitore më...

Lajmet e Fundit