10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

MAShTI: Video-ligjëratat do të transmetohen edhe gjatë festave zyrtare

Ministria e Arsimit ka njoftuar se video-ligjëratat për mësim në distancë, që po transmetohen në televizionin publik, do të transmetohen sipas orarit që është publikuar edhe në ditët kur në Kosovë ka festa zyrtare.

“Duke marrë parasysh faktin se transmetimi i video-ligjëratave sipas këtij orari mund të përkojë me ndonjë ditë që është e përcaktuar si festë zyrtare në Republikën e Kosovës, MAShTI sqaron se pavarësisht kësaj, video-ligjëratat do të transmetohen sipas orarit të fiksuar, pra edhe gjatë ditës së festës zyrtare”.

Kjo ministri ka njoftuar se video-ligjëratat e transmetuara gjatë ditës së festës do të ritransmetohetn gjatë ditës së shtunë në javën kur ka qenë festë.

“Megjithatë, duke marrë parasysh faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditën e festave, MAShTI ju bën me dije se video-ligjëratat e transmetuara gjatë ditës së festës do të ri-transmetohen në RTK 4 ditën e shtunë të po asaj jave kur është festa”.

Transmetimi i video-ligjëratave për mësimin në distancë, në Radio Televizionin e Kosovës, është duke u realizuar çdo ditë pune (nga e hëna deri të premten) përmes orarit të fiksuar i cili është i publikuar në ueb faqen e MASHTI-it.

Më Shumë

Rahoveci pret Trepçën në “Mizahir Isma”, vendasit kërkojnë fitore jetike

Në kuadër të xhiros së parafundit të Superliga e Kosovës në basketboll, sot zhvillohet përballja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Trepçës. Ndeshja do të luhet në...

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për largimin e mallrave pa leje nga hapësirat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 16 prill 2026 do të nisë një aksion për largimin e mallrave të ekspozuara pa leje...

Lajmet e Fundit