3.1 C
Prizren
E hënë, 2 Shkurt, 2026

Matoshi: Vendimi i Kryesisë është i qartë. PDK të mos i bllokojë institucionet. VV ta votojë Isën!

HalilMatoshi-analistAnalisti politik, Halil Matoshi ka thënë se vendimi i Kryesisë së Kuvendit të kaluar është shumë i qartë, dhe pret që PDK-ja ta respektojë një vendim të tillë. Ai madje, i ka bërë ftesë edhe Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë në Seancën e nesërme dhe ta votojë Isa Mustafën për Kryetar të Kuvendit.

“Në situatën aktuale Kryesia e legjislaturës së kaluar e ka kryer pjesën e vetë të punës. Tash varet se si do të sillen palët”, ka thënë Matoshi për Gazetën Blic.

“Unë objektivisht pres që PDK të mos e bllokojë formimin e institucioneve dhe kësisoj ta çon vendin në zgjedhje”, ka thënë Matoshi.

Ai pret nesër që Grupi më i madh parlamentar LDK- AAK- Nisma ta zgjedh Kryetarin e Kuvendit.

Matoshi nuk parasheh as ndonjë fërkim të mundshëm ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe të bllokut.

“Sa i përket bllokut opozitar, sipas deklaratës së djeshme të Isa Mustafës nuk do të jenë iniciator të përplasjes. Kështu që pres një reflektim të bllokut tjetër, të PDK-së”, ka thënë ai.

Madje, ai e ka ftuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit që nesër të reflektoj dhe të votoj për kandidatin e koalicionit LDK- AAK- Nisma, Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit.

Më Shumë

Xhavit Ukaj i LDK-së për manipulimet me vota në Prizren: Kam qejf me më thirrë Prokuroria

Xhavit Ukaj nga LDK para mbledhjes së Kuvendit të kësaj partie është pyetur rreth manipulimeve me vota në Prizren, raporton Ekonomia Online. Ukaj tha se...

Çikat e Bashkimit fitojnë në kryeqytet

Çikat e Bashkimit ka shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës me rezultat 74–45 (18:14, 27:9, 10:11, 19:11), raporton PrizrenPress. Pas një çereku të parë relativisht të...

Lajmet e Fundit