3.2 C
Prizren
E hënë, 20 Janar, 2025

Mbi 100 mijë aplikues nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit

Në zgjedhjet e sivjetme ka rekord votuesish jashtë vendit.

Janë 102,100 qytetarë që janë regjistruar dhe verifikuar në KQZ për të votuar nga jashtë për dallim nga zgjedhjet e vitit 2019 ku ishin 35,087 të regjistruar, por që në Kosovë brenda afatit arritën 20,200 vota, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar numrin e aplikacioneve dhe se si ka vajtur ky proces.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“Në këtë proces zgjedhor kemi një numër rekord të qytetarëve që janë regjistruar suksesshëm nga jashtë për të votuar, për dallim nga herët e kaluara. Numri i atyre që kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë vendit është 102,100 dhe të cilët kanë plotësuar kriteret e zotësisë juridike”.

May be an image of 1 person dhe tekst

Në total numri i aplikacioneve nga jashtë vendit ka qenë 130, 168, por vetëm 102,100 i kanë plotësuar kriteret ligjore, sipas Elezit.

“Pra janë refuzuar diku 28,068 aplikacione për arsye që mund të ndahen në dy grupe: 15,933 janë refuzuar për shkak se kanë dërguar vetëm formularin e aplikimit për regjistrim, ndërsa 11, 164 aplikues janë refuzuar për shkak se nuk e kanë dëshmuar identitetin ose zotësisë juridike”.

“Në zgjedhjet e vitit 2019 kanë aplikuar 40, 313 persona dhe pas verifikimit janë aprovuar 35,087, ndërsa 20,200 persona kanë dërguar pakon me postë. Në këto zgjedhje të shohim se sa do të jetë numri i atyre që do të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotime përmes postës”, ka thënë Elezi për Klan Kosovën.

Votimi për qytetarët jashtë vendit ka filluar më 2 shkurt dhe do të përfundojë më 12 shkurt, sipas ligjit në fuqi.

Ligji obligon që fletëvotimet të pranohen nga KQZ-ja 24 orë para ditës së zgjedhjeve.

Për ankesat e shumta që erdhën nga mërgimtarët se iu mohua e drejta e votës për shkak se KQZ nuk i thirri në telefon për t’i verifikuar, Elezi ka thënë se të gjithë ata që s’janë përgjigjur në telefon apo që nuk kanë arritur t’i telefonojnë janë regjistruar me qëllimin që të mos u mohohet e drejta për të votuar.

Sapo Ndodhi:

Më Shumë

Kurti viziton bizneset e Sharrit dhe Prizrenit: Qeveria do të mbështesë rritjen dhe zhvillimin e biznesit

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar disa fabrika dhe biznese të njohura në rajonin e Sharrit dhe Prizrenit. Ai ka vizituar  fabrikat "Meka" dhe...

Junior 06 triumfon kundër Penzës

Junior 06 triumfon kundër Penzës me rezultat 92-80. Abigal Ogle shkëlqeu te Junior 06 me 34 pikë, 10 topa të vjedhur, 8 asistime e 5 kërcime,...

Lajmet e Fundit