12.1 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Mblidhet Komiteti – A do të ketë masa të reja Anti Covid në Kosovë

Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, do të mblidhet sot për të diskutuar për situatën epidemiologjike në vend.

Ka disa ditë në media që po raportohet se do të ketë shtim të masave dhe rrjedhimisht edhe kufizim të lëvizjes.

Megjithatë, burime të Express’it në Komitet kanë thënë se gjendja me pandeminë është e menaxhueshme andaj e shohin të panevojshme kufizimin e lëvizjes.

Ky burim ka thënë se mund të mos ketë as masa tjera shtesë, por që kjo mbetet të shihet sot.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është thënë se masat aktuale mund ta ndërprejnë rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.

IKSHPK ka apeluar te qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19.

Përndryshe, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka kundërshtuar mundësinë e paralajmërimit të shtrëngimit të masave, derisa kanë paralajmëruar protesta për të hënën./GazetaExpress/

Më Shumë

Ujërat e zeza mbushin bodrumet e banesave sociale në Petrovë të Prizrenit

Banorët e ndërtesës së banimit social në Petrovë të Prizrenit po përballen me një situatë të rëndë që po rrezikon shëndetin e tyre. Prej javësh,...

Paralajmërim, varianti i ri i Covid përhapet me shpejtësi: Ngjirja e zërit si shenja e parë

Varianti i Covid Stratus, i njohur edhe si XFG, po përhapet me shpejtësi në të gjithë popullatën dhe ka një simptomë të hershme delikate...

Lajmet e Fundit