30.8 C
Prizren
E hënë, 17 Qershor, 2024

Mbretit Zog iu ndalua hyrja në Shqipëri! “Marrezia” e Hoxhës me serbët

DR. VASFI BARUTI/ Kongresi i Përmetit në 80-vjetorin e tij, në një vështrim të ri përndryshe nga historitë e shumta të Partisë Komuniste dhe historio-grafia komuniste e ajo bashkëkohore kur ylli komunist është në qenien e tyre.

 

Një foto e presidiumit të Kongresit të Përmetit, e cila është jo aq për 4-5 të mbetur me medalionin e kongresistit dhe të tjerë rënë “dëshmor” i partisë por fjala është për shqiponjën dy krenore pa yllin komunist, simboli i partisë komuniste dhe komunizmit. Befasi është pamja e shqiponjës dhe një arsye të fortë e kishte ama ajo s’është ndër dije komuniste, është shtirje, dukje, mashtrim alla komunist.

Përndryshe nga aktivitetet politike të partisë me flamuj me simbolin e komiternit e atë bolshevik dhe ja pa yll komunist shqiponja dykrenore në sfondi i Konferencës së Pezës në sajë të ngulmimit nacionalist, në Mbledhjen e Beratit për Qeverinë e përkohshme, në Tiranë hyrja e qeverisë “Hoxha” e deri janar 1946 kur ylli komunist në shqiponjë do ligjërohej. Përse, qëndrimi me maskë i partisë komuniste? Enver H. më 26 mars 1946 para kuadrove të larta të partisë e të ushtrisë ishte në alarm pse populli shqiptar kishte alergji të epërme nga komunizmi pse e shihnin armikun e tyre: “… fashizmi dhe regjimi i Zogut kanë ngulë në shpirt të popullit e të fshatarësisë se komunizmi është kuçedër dhe shkatërron familje, fe e besë etj.”. E ylli i kuq ishte simboli i komunizmit.

Nderim i merituar dhe i munguar i Kongresit të Përmetit në 80-vjetorin i tij është t’i hiqet maska Kongresit si bio shqiptar e vepër e Enver H. dhe zbulimi i fytyrës kopje njëqind për qind bio e Jugosllavisë në AVNOJ2 (Jajcë, 29 nëntor 1943). Faktet? Meraku i Titos të sjellë në Shqipëri përvojën e AVNOJ2.

Tito i shkruante Milos (Miladin P.) për përvojën e Jugosllavisë e shumë-vlerë edhe për Shqipërinë: “… Ju e dini se ne kemi krijuar në Jugosllavi Komitetin Antifashist të çlirimit Popullor të Jugosllavisë. Të njëjta komitete kemi krijuar në kombet e tjera në Kroaci, në Slloveni etj. Sipas kësaj, ne do t’ju këshillonim që edhe ju të filloni në Shqipëri formimin e përfaqësive të popullit, të cilat do të mbështeten në Këshillat çlirimtare Popullore. Ju do të mundeni menjëherë brenda në vendin tuaj të formoni një Qeveri popullore, e cila do të mbështetet në Këshillat e çlirimit Popullor dhe e cila do të kishte me të vërtet karakterin e vërtetë popullor. Në rast se tek ju situata nuk është pjekur për atë gjë atëherë duhet të krijoni një Këshill Nacional çlirimtar Popullor, i cili do kryente të gjitha funksionet e një qeverie deri sa të vijë koha të formohet një qeveri e tillë. Kuptohet vetvetiu se aty duhet të grumbullojë përfaqësuesit më të mirë dhe më të ndershëm të popullit, të cilët do të jenë garancia e qenies së qeverisë së vërtetë të popullit. Me përshëndetje shoqërore Tito. VF LP.2

PARALELE AVNOJ2 JAJCË: AVNOJ2 I PËRMETIT

Për historiografinë komuniste Kongresi i Përmetit vendosi “ndërtimin e Shqipërisë së re demokratike popullore sipas vullnetit të popullit” porse Shqipëria s’u bë as “demokratike popullore” as “sipas vullnetit të popullit”, siç premtohej nga partia komuniste në vite lufte. Kongresi i Përmetit është i pa studiuar në paralele me AVNOJ2 dhe as si kopje e tij. AVNOJ2 dhe Kongresi i Përmetit binjakë të “bashkim vëllazërimit” Shqipëri-Jugosllavi në Federatën e Jugosllavisë/Ballkanike. Bashkim vëllazërimi i plotë kërkon që organet ekzekutive e legjislative të Shqipërisë të bëhen njësh me organet e Jugosllavisë kur Shqipëria e projektuar të jetë republikë e shtatë e saj andaj edhe ngulmohej nga Tito-Enver që KANÇ-i i Kongresit të Përmetit të jetë njësh me AVNOJ2 i Jajcë 29 nëntor 1943.

KANÇ-i nga AVNOJ2 mori emërtesën e organeve legjislative-ekzekutive: Këshilli Antifashist i Çlirimit Nacional të Jugosllavisë dhe Komiteti i Çlirimit Nacional të Jugosllavisë (AVNOJ2) bëhet emërtesë për organet legjislative-ekzekutive që dual nga Kongresi i Përmetit përkatësisht Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar dhe Komiteti Antifashist Nacional-çlirimtar (KANÇ) dhe, siç shihet, në emërtesa shqiptare të Këshillit të Kongresit të Përmetit mungon vetëm emri Jugosllavi!

E ç’është e rëndësishme: KANÇ-i nga AVNOJ2 me përparësi mori edhe funksionet e të drejtat e tyre, si: “1. Këshilli Antifashist i Çlirimit Nacional të Jugosllavisë të konstituohet në trup të lartë ekzekutiv e legjislativ të Jugosllavisë, si përfaqësues suprem i sovranitetit të popullit dhe shtetit të Jugosllavisë si tërësi dhe të formohet Komiteti i Çlirimit Nacional të Jugosllavisë si organi me të gjitha veçoritë e pushtetit popullor, nëpërmjet të cilit Këshilli Antifashist i Çlirimit Nacional të Jugosllavisë do realizojë funksionin e vet ekzekutiv”. 3

Kongresi i Përmetit abrogoi vendimin e Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional çlirimtar për zgjedhjen e Kryesisë tij në mbledhjen e 26 majit dhe AVNOJ2 transplantohej në vendimet e Kongresit të Përmetit: “… Kongresi Antifashist Nacional-Çlirimtar zgjodhi Këshillin Antifashist Nacional Çlirimtar, si trupin kryesor legjislativ dhe ekzekutiv që përfaqëson sovranitetin e popullit e të shtetit shqiptar. Kongresi i jep të drejtë Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të formojë Komitetin Antifashist Nacional-çlirimtar me gjithë atributet e një qeverie të përkohshme popullore me anën e të cilit Këshilli Antifashist Nacional-Çlirimtar realizon funksionin e tij ekzekutiv”. 4

Identike me AVNOJ2 janë dhe vendimet për qëndrimin ndaj mbretit e marrë- veshjet tradhtare të mbretit me vende të tjera. Vendimet e Kongresit: “Mbretit Zog i ndalohet hyrja në Shqipëri” dhe “Të rishikohen të gjitha marrëveshjet me shtetet e huaja, të prishen e bëhen të reja.” Identik me vendimet 2-3 të AVNOJ2: “Mos njihet qeveria tradhtare në mërgim dhe marrëveshjet ndërkombëtare të lidhura në emër të Jugosllavisë.”

AVNOJ2 i Jajcës emetoi kufijtë federativë të Jugosllavisë kurse AVNOJ2 i Përmetit dhe Komandanti Enver Hoxha shfaqet i përkushtuar i Federatës Ballkanike në kryesi të Federatës së Jugosllavisë me prijës Tito. Parulla politike për Federatën Ballkanike ishte vëllazërimi mes popujve! Enver H. me marrëzinë e tij politike: në Federatë “shuhen” shkaqet e përgjakjeve të shqiptarëve nga serbët!

Pas Kongresit Konfederata Ballkanike rinxjerr kthetrat dhjetorin ’44: “Sa i përket politikës sonë me popujt kufitarë të Ballkanit ku lufta e sotme vëllazërore kundër armikut të përbashkët ka hedhë bazat e para për një Konfederatë Ballkanike…”. 7

I sapokthyer nga Bullgaria diktatori Hoxha i drejtohej popullit shqiptar: “… Jugosllavia e Marshallit Tito është shtylla e shëndoshë e bashkimit e vëllazërimit të popujve tanë dhe të popujve të tjerë të Ballkanit. Pra marrëveshja që nënshkruam me popullin bullgar përforcon, çimenton edhe më tepër këtë vëllazërim, këtë bashkim të tre popujve tanë. /…/ Jemi tre popuj, Jugosllavia, Shqipëria e Bullgaria, por me një trup, me një zemër e me një shpirt. Të rrojë bashkimi e vëllazërimi me popujt e Marshallit Tito”. Parulla politike Bashkim Vëllazërim e Titos e hedhur në luftë çimentohej e shëndetshme në Shqipëri vite ’45-’47 dhe flamurmbajtësi i zjarrtë ishte diktatori Enver.

BURIME

1 Enver H. 26 mars 1944. Referati XV, tema: “Lufta NÇ, perspektivat dhe detyrat.”

2 AQSH, Fondi 14, d. 39, 1943

3 Drugo Zasedanjo Antifasistickog Vijeca Narodnog Oslobodenja Jugosllavije, “Sutjeska”34-35.

4 AQSH, Fondi 40, Dosja 13, 1944.

5 Kongresi i Përmetit 1944.

6 Po aty

7 Jehona e Shkodrës 1944: 21 dhjetor.

8 Bashkimi 1947>20 dhjetor

Më Shumë

AUV: Therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertore të licencuara, ndryshe do të ndëshkohen

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje që therja e kurbaneve me rastin e festës së Kurban Bajramit, të bëhet vetëm në thertoret...

U shënua manifestimi tradicional poetik “Ditët e Lidhjes” në Prizren

Shoqata për Kulturë dhe Art "Fidani" – Prizren organizoi sot manifestimin e 31-të tradicional poetik "Ditët e Lidhjes". Ky aktivitet u mbajt për të...

Lajmet e Fundit