6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit të çështjes, në rastin lidhur me vdekjen e policit nga shpërthimi i eksplozivit në Zhur

Pranë, Gjykatës Themelore në Prizren-Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj Iran Badallajt dhe Arben Gashit , lidhur me rastin e shpërthimit të eksplozivit në Zhur të Prizrenit, ku kishte mbetur i vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaqi, raporton Drejtësia Sot.

Badallaj dhe Gashi po akuzohen se kanë kryer veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Drejtësia Sot, njofton se shkak për shtyrje të kësaj seance gjyqësore ishte kërkesa e mbrojtëses së të akuzuarit Badalli avokates Ermira Gavazaj, për përjashtimin e prokurorit të rastit dhe të gjithë prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Avokatja Gavazaj, në arsyetimin e saj tha se arsyeja e kërkesës së lartëpërmendur është se prokurori i rastit nuk ka ndërmarr veprime ligjore për sigurimin e provave të domosdoshme.

Tutje, Gavazaj konsideron se veprimet e prokurorit të rastit gjatë hetimeve nuk janë ndërmarrë ashtu siç kërkohet dhe dyshojnë në njëanshmëri dhe në profesionalizmin e prokurorit të çështjes.

Ndërsa lidhur me mungesën e të dëmtuarit Artur Mrasori, avokati Blerim Mazreku e njoftoi trupin gjykues se i njëjti nuk mundë të paraqitet në seancën e sotme për shkaqe shëndetësore.

Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues gjyqtarja Ajser Skenderi, vendosi që seanca e sotme të shtyhet dhe njoftoi palët në procedurë se seanca e radhës caktohet pas vendosjes së kërkesës së lartëcekur.

Vlenë të përmendet se i akuzuari tjetër në këtët rast penal Valbon Qollaku, në seancën e shqyrtimit të dytë ka pranur fajësinë për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse dhe është dënuar nga gjykata sipas ligjit.

Sipas aktakuzës, të pandehurit Iran Badallaj dhe Arben Gashi akuzohen se në fillim të muajit janar 2020, në Prizren, janë furnizuar nga i pandehuri Valbon Çollaku me mjet eksploziv të cilin e kanë fshehur në shtëpinë e të pandehurit Iran Badallaj dhe si rezultat i këtyre veprimeve kundërligjore të tyre, me datën 28 janar 2020, gjatë bastisjes së kryer nga zyrtarët policorë në shtëpinë e të pandehurit Iran Badallaj, zyrtarët policorë janë vënë në kontakt me lëndën shpërthyese e cila është aktivizuar dhe nga shpërthimi ka mbetur i vrarë një zyrtarë policor dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë.

Sipas prokurorisë, të njëjtit akuzohen se në shtëpinë e të pandehurit Iran Badallaj kanë poseduar kundërligjshëm eksplozivin e llojit “TNT” në peshë prej 809.1 gram dhe një detonator mekanik në të cilin ishte i vendosur një fitil ndezës me gjatësi 63 cm.

Ndërsa, i pandehuri tjetër Valbon Çollaku akuzohet se ka importuar, prodhuar ose shitur armë apo materiale plasëse me të cilat kishte prodhuar eksplozivin për të akuzuarit tjerë dhe të njëjtin ua kishte shitur atyre për 400 Euro, thuhet në njoftim e prokurorisë.

Më Shumë

Tre ndeshje interesante luhen sot në Superligë, sytë te Ballkani dhe Drita

Tre ndeshje interesante do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll. Sfida kryesore e ditës së shtune...

Përfundon zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me...

Lajmet e Fundit