17.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Mbulesa në kokë, shkak i persekutimit në punësim i Egzona Hoxhës nga Prizreni

Kurtish Hoxha, imam e njëherësh ish- veteran i luftës së UÇK-së, ankohese se mbesa e tij, e cila pas kryerje së Fakultetit tani vazhdon studimet Master,nuk është pranuar në punë për shkak mbulesës.

Ai tregon se mbesa e tij ka ka konkurruar në katër vende dhe nuk është pranuar.

Lidhur me këtë rast, ai pohon për”Kosova Sot” se tradita e persekutimit ndaj mësueseve me mbulesë ende është duke vazhduar nga DKA-ja në Komunën e Prizrenit, edhe pse lideri i VV-së dhe ai i NISMA-s kanë premtuar se kësaj dukurie do t’i vijë fundi pas “çlirimit të Prizrenit”. “Siç po shihet, ende nuk kanë arritur ta “çlirojnë DKA-në”.

“Edhe pse janë bërë ankesa në të kaluarën, kurrnjëherë nuk është kthyer ndonjë përgjigje. Shpresojmë se drejtori i ri i DKA-së kësaj radhe seriozisht do të merret me çështjen e ankesave dhe nuk do të lejojë shkelje të ligjeve. I nderuar z. Drejtor, nuk po kërkojmë mëshirë dhe lëmoshë, por duam drejtësi, respektim të ligjit dhe vlerësim real pa paragjykime në baza fetare. Ajo që duam nga ana juaj është themelimi i një komisioni të pavarur për rivlerësim, pasi është hera e 5-të ku intervistohet i njëjti kandidat dhe për çudi nuk mund të punësohet për gjysmë poeni (absurde kjo apo jo),”thotë Kurtish Hoxha.

 

Hoxha pohon se për disa ankesa të mëhershme ka pasur edhe ankesa në drejtori dhe befasisht tashmë ato ankesa nuk figurojnë në DKA.

Kurse lidhur me këto ankesa drejtori i DKA-së, Skënder Susuri, për gazetën “Kosova Sot” ,theksoi ato kërkesa nuk i ka gjetur në drejtori.

” Më duhet të them se nuk mbaj përgjegjësi për ato ankesa. Për rastin e tanishëm, kur unë jam drejtor, nuk ka asnjë ankesë nga Egzona Hoxha. Por, më lejoni t’u them diçka se DKA-ja në Prizren nuk e ka kriter se kandidati a ka mbulesë apo nuk ka, përkundrazi komisioni i DKA-së besoj se kriter e kanë kualifikimin dhe testet që i bëjnë konkurruesit. Prandaj, unë si drejtor i DKA-së e inkurajoj Egzonën të bëjë një ankesë në Drejtori dhe ne do ta shqyrtojmë. Nëse Drejtoria konstaton se ka pasur shkelje me këtë rast do ta anulojmë konkursin. Nëse nuk konstatojmë shkelje, ajo përsëri ka të drejtë të ankimimin në Inspektoratin Rajonal të Arsimit dhe nëse Inspektori i Arsimit konstaton shkeljen e atij konkursi, unë po ju them se me këtë rast do ta anulojmë konkursin pa e bërë apelimin e atij vendimi. Sepse, nuk dëshirojmë që këtë gjë ta zvarrisim”, thotë Skënder Susuri për gazetën “Kosova Sot”.

 

Pikërisht për çështjen e mësimdhënësve me mbulesë tashmë e një kohë po diskutohet edhe në MASHT. Prandaj, tani kjo çështje kërkon një trajtim jo vetëm në nivel komunal, por duhet të ketë zgjidhje në nivel vendi. Hoxha është shprehur për “Kosova Sot” se Komisioni i konkursit i caktuar nga DKA-ja në Prizren ku ka konkurruar Egzona i është thënë ta heqë shaminë, mbulesën gjatë marrjes në intervistë e pastaj ata i kanë thënë se do të shohin. Ai mendon se ky është një gabim, ngase mbulesa është ndjenjë shpirtërore e Egzona Hoxhës. Kjo e fundit po vazhdon studimet master dhe natyrisht se atje i vazhdon ashtu me mbulesë. “Ky ballafaqim mund të vazhdojë edhe në ditë në vijim për rastin e këtyre mësimdhënëseve me mbulesë kur konkurrojnë për një vend punë në arsim”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Policia jep detaje për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren,...

Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 863 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 16 aksidente me të...

Lajmet e Fundit