Mbyllen të gjitha bizneset në Malishevë, përveç marketeve barnatoreve dhe furrave

Në mbështetje të ligjit për vetëqeverisjen lokale, statutit të komunës dhe në bazë të planit të reagimit kombëtar, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka urdhëruar mbylljen e të gjitha bizneseve.

Përjashtim nga ky vendim bëjnë: barnatoret, barnatoret bujqësore, marketet ushqimore, mullinjtë, furrat e bukës, posta dhe telekomi, njësia e Hidroregjionit, e Ekoregjionit dhe KEDS-it.

Vendimi i të parit të Malishevës bëhet me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19 dhe mbrojtjes së shëndetit të popullatës.

Begaj iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të zbatojnë këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për mbajtje të distancës, mbajtje të higjienës, qëndrimit në shtëpi dhe të mos daljes pa nevojë.

Ai porosit qytetarët, që edhe nëse kanë nevojë të dalin për blerje, këtë ta bëjë vetëm një anëtar i familjes, e jo më shumë, në mënyrë që të mos krijohet tollovi në markete, pasi kjo shkakton rrezik për të gjithë.

“Po ashtu, sot janë duke u aplikuar edhe masa tjerë shtesë, ku obligohem për dezinfektim të shtuar në markete dhe objekte tjera, si zbatim të përpiktë të të gjitha urdhëresave, përndryshe të gjithë do të përballen me masat e parashikuara. Për zbatimin e kësaj urdhërese është obliguar Drejtoria e Inspektoratit dhe Policia e Kosovës“.

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit