21.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Në ShBA fillon testimi i dytë në njerëz i vaksinës kundër koronavirsuit

Një kompani e dytë në Shtetet e Bashkuara pritet ta fillojë testimin e sigurisë së një vaksine kundër koronavirusit. Kë këtë proces do të marrin pjesë 40 vullnetarë.

Kompania “Inovio Pharmaceuticals” njoftoi se e ka marrë miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve për ta kryer studimin me 40 vullnetarë të shëndoshë në Philadelphia dhe Kansas.

Ky studim është përkrahur financiarisht nga fondacioni i miliarderit amerikan, Bill Gates, dhe e paraqet hapin e parë për të parë nëse vaksina është e sigurt për të vazhduar me teste më të mëdha. Edhe nëse testi jep rezultate të mira, do të nevojitet më shumë se një vit që vaksina të dalë në treg.

Muajin e kaluar filloi testi i parë në njerëz i një vaksine tjetër. Ky test filloi në Seattle dhe procesi u zhvillua nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe kompania “Moderna Inc”, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Disa grupe të tjera të hulumtuesve janë duke bërë përpjekje që të zbulojnë një vaksinë kundër koronavirusit përmes përdorimit të metodave të ndryshme me shpresën që së paku njëra prej tyre do të ofrojë mbrojtje.

Metoda që po përdoret nga kompania “Inovio” është ajo që njihet si vaksinë e ADN-së, e prodhuar nga një pjesë e kodit gjenetik të virusit, të futur brenda një pjese të ADN-së sintetike.

Secili vullnetar do t’i marrë dy doza të kësaj vaksine eksperimentale me katër javë periudhë kohore mes vete.

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Lajmet e Fundit