8.3 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Mbyllen tri ndeshjet e Superligës, fitojnë Ballkani, Llapi e Prishtina

Të tre favoritet e tri xhirove të sotme të Superligës së Kosovës në futboll arritën t’i marrin pikët e plota.

Ballkani fitoi derbin përballë Gjilanit, duke mbajtur gjallë luftën për titull ndaj ekipit tjetër gjilanas, Dritës.

Golin e parë e shënoi Korenica në minutën e 19-të, ndërsa për rezultatin final (2-0) u përkujdes Albion Rrahmani, njofton Klankosova.tv.

Ndërkaq, ndonëse ishte favorit, Llapi e pati punë të vështirë kundër Malishevës, fitoren ndaj së cilës e arriti tek në minutën e 87-të të takimit me golin e Riveras.

Kurse, Prishtina arriti që me rikthim rezultati t’i rrëmbejë tri pikë të plota ndaj Trepçës ’89.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mitrovicasit ku Muja në minutën e 29-të të takimit shënoi për 0-1, rezultat ky që mbylli pjesën e parë.

Ndërsa, në minutën e 53-të, ishte Prapashtica ai që barazoi shifrat, ndërsa vetëm katër minuta më vonë, Pllana e kaloi Prishtinën në epërsi, njofton Klankosova.tv.

Pllana shënoi golin e dytë personal në minutën e 65-të për rezultatin 3-1, ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Shefiti në minutën e 84-të.

Pas xhiros së 27-të, Ballkani kryeson tabelën me 54 pikë, Gjilani është në pozitën e tretë me 40, Prishtina në të katërtën me 38, dy më pak ka Llapi që është në pozitën e pestë, Malisheva me këtë humbje pozicionohet e shtata me 29 pikë, kurse Trepça me po aq pikë sa Malisheva është në pozitën e tetë.

Më Shumë

Bashkimi debuton në grupet e FIBA Europe Cup

Bashkimi do të debutojë sonte ne grupet e FIBA Europe Cup. Prizrenasit për herë të parë garojnë në grupet e kësaj gare shumë të rëndësishme...

Derbi i madh kosovar: Liria përballet me Vëllaznimin të mërkurën në Prizren

Pas fitoreve të arritura këtë javë, skuadrat e Lirisë dhe Vëllaznimit do të përballen të mërkurën në stadiumin “Perparim Thaçi” në Prizren, në një...

Lajmet e Fundit