5.6 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Më 6 dhjetor organizohet rivarrimi simbolik i Pjetër Bogdanit

Ipeshkvia e Kosovës do të organizojë rivarrimin simbolik të Pjetër Bogdanit në 330-vjetorin e vdekjes së tij.Ceremonia e rivarrimit do të bëhet më 6 dhjetor 2019 në Kriptën e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë.“Dioqeza Prizren-Prishtinë, për të shënuar 330-vjetorin e kalimit në amshim të Imzot Pjetër Bogdanit, organizon rivarrimin e tij simbolik në Kriptën e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, më 6 dhjetor 2019. Për këtë ditë, që përkon me ditë vdekjen e tij (V. 1689), është përgatitur një program i ngjeshur në tri pika: konferencë shkencore, mesha e shenjtë dhe rivarrimi simbolik. Të gjitha këto do të zhvillohen në ambientet e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Përveç rivarrimit simbolik të Bogdanit, po më 6 dhjetor 2019 është planifikuar të mbahet edhe një konferencë shkencore në ora 16:00, mesha e shenjtë në ora 18:00, ndërsa akademia solemne dhe ceremonia rivarrimin mbahet në ora 19:00.Të gjitha aktivitete do të mbahen në ambientet e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Pjetër Bogdani , ka qenë prift, ipeshkëv i Shkodrës, arqipeshkëv i Shkupit, shqiptar nga Hasi.Ai është autori i parë origjinal i letërsisë shqiptare, autor i Çetës së Profetëve së vitit 1685, e para vepër në prozë e shkruar në gjuhën shqipe.

Më Shumë

Donacion nga diaspora për shkollën “17 Shkurti” në Shirokë

Një mërgimtar nga fshati Leshan i Komunës së Suharekës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2 mijë euro për përmirësimin e kushteve në...

Bashkimi fiton bindshëm ndaj United-it

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 56:83 ndaj United Basketball. Pas një fillimi të balancuar, Bashkimi arriti të marrë kontrollin e lojës dhe të krijojë...

Lajmet e Fundit