Më fal

Skender Berisha
Nuk e deshta këtë acar as për së afërmi
të lutem më fal për këtë zjarr
zjarr që kam përbrenda dhe e përmenda
anise bora po boron sa s’ta merr mendja
më fal që kaqe shumë zjarr rrezatoj
nuk e kam moj për propagandë thjesht
kemi kaluar një të mundimshme vjeshtë
e ti më thoshe hesht hesht hesht
më fal që të ngatërrova për mua kaq keq
ti e di se tashti e ke marrë vesh
borë e bardhë e bardhë e shtrirë në shesh
sa dua prap të të ngjesh e ngjesh
nuk deshta këta rreshta t’i bëj përshesh
po reshë borë sa mundet po resh
deshta ndër drita të të shoh si buzëqesh
për sonte e për kohëra ta mbaj peshqe.

Shkruan: Skender Berisha

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Lajmet e Fundit