3.3 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Më në fund gjërat vijojnë të ecin mirë mes, Asap Rocky dhe Donald Trump

Marrëdhëniet mes rep artistit, Asap Rocky, dhe ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duken të jenë rregulluar pas “ftohjes” që pësuan viteve të fundit.

Gjatë lansimit të premierës së dokumentarit të ri të Rockyt, “Stockholm Syndrome”, në festivalin e filmit, “Tribeca”, një anëtar i audiencës e ka pyetur të nominuarin për Grammym, nëse akoma kishte ndonjë përçarje mes tij dhe Trump.

Sipas Page Six, Rocky ishte përgjigjur troç duke thënë – “Ne jemi mirë”.

Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, kaloi 33 ditë në një burg suedez në vitin 2019 pasi ai dhe dy anëtarët e grupit të tij dyshohet se sulmuan një adoleshent.

Atij iu dha një dënim me kusht dhe u urdhërua të paguante një gjobë prej rreth 1,300 dollarësh për viktimën.

Videoja e lëshuar në atë kohë tregonte dy vendas që ndiqnin Rockin dhe shoqëruesit e tij rreth Stockholmit para se të shpërthente përleshja.

Ndërsa, Trump loboi për lirimin e rep artistit duke telefonuar personalisht kryeministrin suedez.

Pasi Rocky u lirua, raportet thanë se disa nga njerëzit e Trump ishin të zemëruar me Asap Rockyn, sepse ky i fundit nuk e kishte falënderuar Donaldin.

Rocky sqaroi për emisionin radiofonik “The Breakfast Club” në vitin 2020 se ai e falënderoi Trump në mënyrë private.

“Unë isha çmendurisht falënderues që ai e bëri atë, sepse ai nuk kishte pse”, u shpreh ai

Dokumentari, “Stockholm Syndrome”, i cili tregon historinë e burgosjes së Rocky, përfshin paraqitje të disa prej figurave publike më me nam në mbarë botën, përfshirë Kim Kardashian, Naomi Campbell e Tyler.

/Albanianpost.com

Më Shumë

41 aksidente e mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

41 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 16 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 25...

Po restaurohet Kulla e Hajrulla Çantës në Rahovec, aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore

Punimet për restaurimin e Kullës së Hajrulla Çantës në Rahovec po vazhdojnë pa ndërprerje, duke i dhënë jetë dhe dinjitet një vlere të rëndësishme...

Lajmet e Fundit