7.8 C
Prizren
E diel, 17 Tetor, 2021

Daka e quan jokushtetues vendimin e Osmanit: E mbajti premtimin që e dha në fushatë

Ajo tha se u ndëshkua për vendimet kolegjiale të KQZ-së, njofton Klan Kosova.

“Presidentja e Kosovës dje me vendimin e saj ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin e dhënë gjatë fushatës së fundit për shkarkimin tim. Ky është një vendim jokushtetues dhe i pambështetur në ligj. Këtë e them duke u mbështetur në faktet se arsyetimi i dhënë në shkarkimin tim, jo vetëm që është i paligjshëm, kontradiktor me vetveten, por edhe qesharak”.

“Të akuzohem për mospunë dhe për vendimet kolegjiale të cilat janë marrë nga të gjithë anëtarët e KQZ-së dhe të ndëshkohem vetëm pse kam aplikuar Kushtetutën dhe Ligjin është absurditet i llojit të vet dhe sipas të gjitha gjasave vendim i porositur”.

“Ky vendim i presidentes, i bërë publik pasditen e së hënës, shihet qartë se ishte përgatitur më herët. Këtë e dëshmon edhe fakti për emërimin brenda pak minutave të kryetarit të ri të KQZ-së.  Publikimit të këtij vendimi i ka paraprirë edhe një takim në të cilin isha e ftuar nga Presidentja e Kosovës. Në këtë takim, ajo ka kërkuar që unë të ofrojë dorëheqjen në mënyrë të vullnetshme dhe në këmbim do të pranoja falënderime publike për punën e deritanishme si Kryetare e KQZ-së, si dhe më premtoi vazhdim të bashkëpunimit në të ardhmen”.

“Natyrisht se kjo ishte një gjuhë dhe sjellje e papranueshme për mua nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës. Asaj i kam thënë se kam përmbushur detyrën time me integritet të lartë profesional dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi”.

“Kërcënimet publike të Presidentes Osmani kanë nisur që nga janari i vitit 2021, në kohën kur unë si Kryetare dhe shumica e anëtarëve të KQZ-së, edhe përkundër presionit të madh, ishim në mbrojtje të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar kandidimin për deputetë të personave të shpallur fajtor për vepër penale, në tri vitet e fundit, me vendim përfundimtar të gjykatës. Vetëm një ditë pas vendimit të KQZ-së për moscertifikim të këtyre personave, më 23 janar, UD e Presidentes së Kosovës, përmes një video-mesazhi kishte kërcënuar publikisht me shkarkim anëtarët e KQZ-së. Ndonëse do të duhej të ishte në krye të detyrës për mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe të inkurajonte KQZ-në për të zbatuar Kushtetutën dhe Ligjin, ajo po i kërkonte KQZ-së të mos respektonte Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Daka ka thënë se ky presion i porositur ka vazhduar më vonë edhe nga përfaqësuesit e një subjekti të caktuar politik, të cilët, sipas saj, kanë pamundësuar zhvillimin normal të mbledhjeve, duke shkaktuar ndërprerje dhe duke bërë akuza të pabaza, e shpeshherë duke kaluar fyerje dhe ofendime, por që Presidentja nuk mori asnjëherë mundimin për të reaguar.

“Për këtë, të gjithë jemi dëshmitarë meqenëse mbledhjet janë transmetuar në media të shumta. Shumë prej këtyre akuzave të tyre të pabaza mund t’i gjeni edhe në tekstin e vendimit të Presidentes për shkarkimin tim”.

“Në këtë vendim, Presidentja e Republikës ka renditur disa arsye për shkarkimin tim. Këto janë arsye të paqëndrueshme dhe nuk mbështeten në realitet, i cili është krejtësisht i ndryshëm. Argumentet e dhëna nga Presidentja e Kosovës janë lehtësisht të rrëzueshme dhe nuk duhet mundim i madh për ta bërë këtë

Më Shumë

Publikohet sondazhi i radhës për Prizrenin

“Alternativa”, ka publikuar sondazhin për Prizrenin. Mostra është bazuar në përgjigjet e 1052 respondentëve, ndërsa është stratifikuar dy herë, për të nxjerr një rezultat...

Mjekët flasin për gjendjen e Bill Clinton

Ish-presidenti Bill Clinton u pranua në njësinë e kujdesit intensiv të Universitetit të Kalifornisë Irvine për një infeksion të traktit urinar, që u përhap...

Lajm fantastik: Shkencëtarët në Britani i japin goditje fatale sëmundjes së kancerit

Kombinimi i ilaçeve të imunoterapisë mund të sigurojë një trajtim më efektiv dhe me më pak efekte anësore sesa kimioterapia Një trajtim i ri i...

Berisha në tubimin përmbyllës: Të gjithë qytetarët janë mishëruar me projektin ‘Shpresë për Prizren’

NISMA Socialdemokrate - Dega në Prizren, në ambientet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ka përmbyllur fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kandidati për...

Njoftim i rëndësishëm nga ATK-ja për masën e subvencionimit të pagës

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se të punësuarit e formalizuar kanë të drejtë që të aplikojnë për subvencionimin e pagës deri më 15...

Qeveria miraton marrëveshjen për kredinë e 40 milionë eurove

Qeveria e Kosovës, ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Financimin e Projektit “Reagimi...

Dy derbi në mesjavë

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e gjashtë në Superligën e Kosovës në basketboll. Takim shumë interesant do të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe...

Kurti iu kërkon aktivistëve të Vetëvendosjes t’i ndezin turbinat (VIDEO)

Kanë mbetur vetëm edhe shtatë ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Me këtë rast kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, tha se...

Sondazhi i Albanian Post : Haskuka i pari në Prizren, të tjerët mbesin prapa dhe një numër i madh i të papërcaktuarve

Mytaher Haskuka dhe Lëvizja Vetëvendosje mund ta përsërisin fitoren e tyre në Prizren në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit në Kosovë, por gjasat që...

Fury shpërthen pas meçit duke e fyer amerikanin: Jam boksieri më i mirë në botë, Wilder është një idiot që nuk di të dhurojë...

Tyson Fury ka arritur ta fitojë trilogjinë përballë Deontay Wilder, në një meç të jashtëzakonshëm. Meçi i dy boksierëve të kategorisë së rëndë në boks...

Kosova pëson humbje nga Gjeorgjia. Rifillon ndeshja Shqipëri-Poloni

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll me humbje i ka mbyllur si vendas kualifikueset për Botëror, pasi është mposhtur nga Gjeorgjia me rezultat 1-2. Për mysafirët...

Lulzim Basha: Nuk pështyj mbi 16 vite bashkëpunimi me Sali Berishën

Lulzim Basha tha këtë të enjte se nuk pështynte mbi 16 vitet e bashkëpunimi dhe partneritetit me Sali Berishën. Komentet i bëri gjatë replikave që...

Këto janë vendet ku sot do të ketë ndërprerje të rrymës në Prizren

Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, KEDS ka paralajmëruar se nesër në disa komuna do të ketë ndërprerje të...

Propozohen prova të reja në rastin e rrënimit të aneks objektit “Abi Çarshia”

Në Gjykatën Themelore në Prizren, sot ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor në rastin ku po akuzohet Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes...

Totti: Nga Roma do të isha larguar vetëm për Real Madridin

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka theksuar se gjiganti spanjoll Real Madridi është klubi i vetëm për të cilin do ta kishte lënë Romën. Historia...

Islam Ukaj shpalos ofertën e PDK-së në Velezhë dhe Shpenadi

Kandidati i PDK-së për kuvendar të Prizrenit,Islam Ukaj, bashkë me kandidatin për kryetar të Komunës, Shaqir Totaj, ka takuar banorët e fshatit Velezhë dhe...

Lajmet e Fundit