10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Dorëheqja e Ruçit, orientim drejt presidencës?

Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste, në 30-vjetorin e kësaj të fundit, ishte “i jashtëzakonshëm” jo vetëm si përvjetor, por edhe për dorëheqjen e një prej figurave më themelore të kësaj partie, Gramoz Ruçit.

Pas 30 vjetësh kontribut, pranë moshës 70-vjeçare, ky i fundit bëri me dije të gjithë se, prej shtatorit, nuk do të ishte më pjesë e politikës në funksion të një partie.

Por, poste të larta apartiake ka! Ndër to – pikërisht një post jo vetëm apartiak, por mbi palët – është ai i Presidentit të Republikës.

Mbi të gjitha, me zhvillimet e fundit, ku presidenti aktual, Ilir Meta, është i shkarkuar nga Parlamenti dhe pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Nëse kjo e fundit vendos pro shkarkimit, mbetet një vend vakant në majën e piramidës institucionale.

Por, sa shanse ka Gramoz Ruçi, të jetë presidenti i ardhshëm i Shqipërisë?

Për gazetarin dhe analistin e njohur Frrok Çupi, përgjigja është negative. Ai mendon se nuk ka asnjë mundësi për Ruçin që të jetë presidenti i ardhshëm i vendit. Aktin e kryeparlamentarit, e vlerëson si një akt normal, modern, evropianist dhe perëndimor.

“Dorëheqja e Ruçit do të thotë se ai dhe Partia Socialiste ditën të lexojnë historinë dhe aktualitetin”, argumenton Çupi.

“Ju e shihni brenda një dite çfarë ndodh këtu. Sali Berisha ka po aq vjet në politikë dhe tenton të shpallë rikthimin si kryetar, ndërsa Ruçi, largohet nga politika në mënyrë vullnetare edhe i votuar dhe pa mëkatet e Berishës mbi supe”.

Sipas tij, arsyeja pse ka një entuziazëm mbi largimin e Ruçit dhe pretendimin se mund të shkojë në Presidencë, është për arsye se “jemi mësuar me udhëheqës politikë që nuk lëvizin”.

“Ndërsa, nëse kjo do të ishte një traditë e politikës shqiptare, akti do të ishte normal”.

Pavarësisht kësaj, Çupi përmbyll mendimin duke shpjeguar se socialistët, “po dëshmojnë qasje dhe qeverisje moderne”.

Një mundësi reale

Por, sa i përket potencialitetit të ardhjes së Ruçit në presidencë, ndryshe nga Çupi mendon kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa.

Sipas tij, një mundësi që Ruçi të shkojë kah presidencës, është e mundur.

“Akti i dorëheqjes nga atributet e sotme politike nga ana e Ruçit, i shërben koracës morale, ose asaj që cilësohet si perceptim për një imazh të fuqishëm moral”, thekson Çipa.

Po, pavarësisht kësaj, për të, raporti i hidhur me institucionin e kreut të shtetit gjatë kohës së Metës, i bën socialistët në nevojë për një marrëdhënie tjetër, kryekëput të ndryshme me presidencën.

Gjithsesi, përvoja e gjatë politike, ja jep kryetarit aktual të Kuvendit tagrin për të qenë president. Por, kjo, do të mbetet edhe në varësi të marrëveshjeve që do të ketë mbi institucionet dhe kompozimin e Parlamentit.

Kjo, pasi Kuvendi i ri pritet të konstituhohet në shtator. Kryeministri Edi Rama ndërkohë, ka premtuar se presidenti i ri do të zgjidhet në bashkërendim me opozitën.

Por, Ruçi mbetet, pavarësisht kësaj, një kandidaturë potenciale për Çipën.

Dy, janë rrethanat që priten të vendosen. Fillimisht, përfundimi i çështjes Meta në Kushtetuese. Më pas, mundësia reale e të vënit Ruçin në krye të shtetit, ose jo.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Aksident në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. Përveç dëmeve të vogla materiale nuk raportohet për të lënduar. Marketing             Kliko https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/811508783644404 https://prizrenpress.com/ndermarrja-3d-fesali-ne-prizren-partneri-me-i-besueshem-per-cdo-projekt-ndertimi/ https://prizrenpress.com/mat-moto-sjell-motocikleta-elektrike/   https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/  

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe...

Lajmet e Fundit