8.3 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

“Më në fund në shtëpi”, premiera në fillim të 2014

Film-me ne fund ne shtepiRegjisori Kreshnik Saraçi sapo ka përfunduar xhirimet e filmi të shkurtër “Më në fund në shtëpi”. Filmi ka vënë në shesh-xhirim dy artistët e njohur si aktori Ndriçim Xhepa dhe aktorja Luli Bitri, dhe regjisori tregon se ky fakt e gëzon shumë.
Duke folur mbi filmin, regjisori dhe skenaristi Saraçi tregon se “Më në fund në shtëpi” është në kuptimin metaforik, pasi gjatë udhëtimit në makinë çifti është i detyruar të rrinë me njëri-tjetrin, por gjatë kësaj kohe vihet re dhe mungesa e komunikimit.

“Gjithë ngjarja zhvillohet brenda një makine. Në një udhëtim familjar me katër pjesëtarë të familjes, bashkëshortët dhe dy fëmijët. Dialogu mes personazheve është lakonik”, tregon regjisori Saraçi, transmeton Sotnews.

Ky është filmi i dytë që regjisori ka realizuar pas atij “Dyer, dyer, dyer” ku ka bashkëpunuar po me aktoren Luli Bitri.

Premiera pritet të jetë në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa regjisori saraçi bën me dije se filmi është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Më Shumë

Trajnim në Rahovec për rritjen e gatishmërisë në emergjenca

Në Komunën e Rahovecit është zhvilluar një trajnim në tavolinë (TTX), me fokus rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e situatave emergjente dhe forcimin...

Kosova në një moment reflektimi të thellë

Nga Shaqir Totaj Kosova nuk është ndërtuar lehtë. Ajo është produkt i një rruge të gjatë sakrifice, përpjekjeje dhe besimi të palëkundur në liri. Nga...

Lajmet e Fundit