Më të fortë se frika

U2 ka nderuar viktimat e sulmit terrorist në Paris, të mërkurën mbrëma, duke kënduar “City of Blinding Lights”, në Belfast, ndërkohë që është shfaqur Kulla Eiffel me mesazhin – “Më të Fortë se Frika”.

“Refuzojmë të urrejmë, sepse dashuria kryen punë më mirë”, ka thënë Bono para publikut.

U2 kishte planifikuar të performonte në dy koncerte, në Bercy Arena në Paris, vikendin e kaluar. Të gjithë anëtarët ishin duke bërë provat, kur terroristët goditën kryeqytetin francez mbrëmjen e së premtes. Rock bendi irlandez ndodhej më pak se 4 kilometra larg nga vendi i masakrës – Salla e Koncerteve “Bataclan”, ku mbetën të vrarë 89 veta.

“Kjo është goditja e parë në muzikë, në këtë farë lufte kundër terrorizmit. Është aq tronditëse. Janë njerëzit tanë. Kam mundur të isha unë në atë mbrëmje muzike, ka mundur të jetë secili në atë vend. Kjo është thellësisht shqetësuese”, ka thënë Bono. /Politiko.net

Më Shumë

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

Kultivoheshin në arë me patate, policia zbulon 100 bimë kanabisi në Rahovec

Policia e Kosovës ka zbuluar një numër të madh bimësh të dyshuara narkotike në komunën e Rahovecit. Sipas raportit policor, më 26 maj 2026, rreth...

Lajmet e Fundit