Me zemër

Skender Berisha 

Kur të zihen të gjitha shtigjet
Kujto premtimin e moçëm
Veç zemrën time e gjen hapur
Deri aty të sjell i vetmi shteg

Në zemër nuk ka skllotë as dëborë
Te hyrja të zgjatet e ngrohta dorë
Pastaj ia vëmë një pikë
Është e njëjtë sikur ndërtuam një digë

Kështu dita ik edhe vitet ikin tutje
Ne rrëkëllejmë ndonjë gotë
Nën hijen e mollës së vjetër

Më beso se nuk dua gjë tjetër
Stinët do të enden prapë
Ngrohtë do ta kemi tërë jetën

26 dhjetor 2024

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit