3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Megan Thee Stallion e veshur me bikini realizon fotosesion joshëse teksa mban një bidon me karburant sipër

Çmimi i gazit arriti një rekord të lartë muajin e kaluar pasi lufta Rusi-Ukrainë e zhyti zinxhirin global të furnizimit me energji në kaos.

Megjithatë, Megan Thee Stallionin kjo nuk e ndaloi që të pozonte për fotot provokuese e veshur me bikini teksa mbante mbi takat e saj në platformë atë që dukej se ishte  bidon i mbushur me karburant.

Megan, 27 vjeç, dukej fenomenale në foto, teksa shfaqte linjat e saj joshëse të trupit.

Krijuesja e hitit “WAP” u shfaq gjithashtu me një pamje të re pasi u pa me një parukë bionde platini që ishin të gjatë deri në ijë.

Megan i shpërndau imazhet e reja në rrjetet sociale për të promovuar këngën e saj të re “Pressurelicious” me reperin Future.

Kujtojmë që kënga e saj e fundit ishte “Plan B”, të cilin ajo e shfaqi gjatë setit të saj në Coachella përpara se ta publikonte të plotë më 22 prill.

Në këngë Megan kritikon një burrë me të cilin në të kaluarën kishte krijuar në marrëdhënie.

Kur u pyet në Twitter se cili ishte frymëzimi i saj për këngën, ajo shkroi: “Unë thjesht po tregoja përvojat që kam pasur në marrëdhëniet në të kaluarën”.

Thashethemet kishin qarkulluar se kënga ishte në mënyrë specifike për Tory Lanez, i cili po përballet me akuza se qëlloi Meganin në këmbë jashtë një feste në korrik 2020.

Foto: Megan Thee Stallion/Instagram

Megjithatë, në një shkrim për New York Times në lidhje me këtë temë, Megan tha se ajo “nuk ishte në një lidhje” me burrin që po akuzohet për lëndimin e saj.

Kujtojmë që reperja amerikane ndër tjera ka edhe një bashkëpunim me artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Dy vajzat lansuan këngën “Sweetest Pie”, një bashkëpunim që rezultoi shumë i suksesshëm. /Telegrafi/

Më Shumë

Do festonin 23-vjetorin! Vanessa Bryant ndan një foto të rrallë me Koben, zbulon dhuratën e tij!

Kobe Bryant mund të ketë ndërruar jetë, por legjenda e NBA dhe Los Angeles Lakers vazhdon të jetë gjithmonë e pranishme në mendimet e...

Avdyli: Bashkësia ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është Vuçiqi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Avdyli, në Info Magazine, thotë se Bashkësia Ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është presidenti serb Aleksander Vuçiq. Deputeti...

Lajmet e Fundit